Aviacioni Civil: Të hënën nisin rregullisht fluturimet ndërkombëtare

Të gjithë udhëtarët që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit nga 22 qershori kur hapen të gjitha fluturimet ndërkombëtare, duhet të informohen paraprakisht për ndryshimet.

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar sqaron se përpara rezervimit të një fluturimi Shoqëritë Ajrore duhet të informojnë pasagjerët në mënyrë që ata të njihen me:

– kufizimet e mundshme për nisjet nga Shqipëria, të cilat janë në fuqi në aeroportin e destinacionit të synuar;

– kushtet dhe dokumentacionin e kërkuar nga shteti i destinacionit, për udhëtarët që mbërrijnë pas nisjes nga Shqipëria;

– kërkesat që përcaktohen në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror në vendin tonë, si dhe për rregullat e kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në aeroportin e destinacionit.

Kujtojmë se, sot Ministria e Infrastrukturës njoftoi se duke nisur nga data 22 qershor, rinisin fluturimet e rregullta ndërkombëtare nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

la.mi/Fjala.al