MSH: Humb jetën një 70 vjeçare, 53 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

53 raste të reja janë shënuar me koronavirus në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë bërë  320 testime.

Një 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë e cila sipas ministrisë së Shëndetësisë vuante nga një formë e rëndë e leukozës duke e çuar numrin e viktimave në 43.

24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 1126.

Njoftimi i plotë: 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo asimptomatikë të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Që në fillim të këtij komunikimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo qytetari, të tregojë kujdes të shtuar në çdo ambient, në ambientet e punës apo ku ofrohen shërbime, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangien e kontakteve dhe vendosjen e maskave kur nuk është e mundur të ruhet distanca.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo biznesi apo sipërmarrje të bashkëpunojë në kufizimin e përhapjes së Covid19, duke respektuar protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Ju njohim më të dhënat e 24 orëve të fundit dhe situatën epidemiologjike në vend.

Në 24 orët e fundit një 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë mjekimin intensiv dhe përkujdesin e mjekëve. 70 vjeçarja e prekur nga Covid19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerës.

Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, duke përfshirë dhe moshat e reja 30-40 vjeç. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 jane te intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 26 të prekur në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet.

Lexo edhe :  “Jeta e tij ishte si një poezi”, Meshë për Papa Françeskun në Katedralen e “Shën Palit”

Në vendin tonë janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo asimptomatikë të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar deri në shërimin e tyre të plotë. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar thyerjen e karantines.
E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur.

Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.
Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127.

COVID-19 – Statistika (20 Qershor 2020)
Testime totale                         23126
Raste pozitive                         1891
Raste të shëruara                    1126
Raste Aktive                             722

Humbje jete  

43 (Qarku Tiranë 23, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë          336
Durrës         143
Shkodër       116
Vlorë            49
Fier              31
Lezhë           14
Korçë           13
Elbasan        10
Kukës           7
Gjirokastër    2
Berat            1

 

/Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Harroni shpejt? Disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar kujtesën tuaj

Kujtesa e mirë është një shenjë e shëndetit optimal të trurit. Disa priren të kenë mangësi në kujtesë me...

Françesku, papa i parë në më shumë se një shekull që do të varroset jashtë Vatikanit

Papa Françesku, i cili ndërroi jetë të Hënën pas Pashkëve, po thyen traditën lidhur me vendin ku do të prehet – duke zgjedhur një...

Qumësht me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë, konfirmon AKU

Në Vlorë ka qarkulluar një sasi qumështi dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për...

U nda nga e dashura pasi surprizoi Eglin? Olsi shuan thashethemet

Këngëtari dhe aktori i njohur, Olsi Bylyku, ka vendosur të shuajë thashethemet lidhur me marrëdhënien e tij me gazetaren, Denada Lura. Dyshimet për një mundësinë...

Clooney: Asgjë nuk të bën të dukesh më i moshuar se kur je 63 vjeç dhe i lyen flokët

Në paraqitjen e tij më të fundit në teatër për shfaqjen “Good Night, and Good Luck”, aktori i njohur George Clooney i ka habitur...

Lajme të tjera

Web TV