Një baba model si princi Williams

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dielën festohet “Dita e baballarëve” dhe një nga më të famshmit në botë, princi William ka treguar aftësitë e tij si baba.

Duka i Kembrixh, 37 vjeç, duket se është më shumë se me këmbë në tokë kur vjen fjala tek marrëdhënia me fëmijët e tij George 6 vjeç, Charlotte 5 dhe 2 vjeçarin Louis. Dhe duket se ndryshe nga pozicioni zyrtar që tregon gjithnjë, kur vjen fjala tek fëmijët edhe princi Will bëhet fëmijë dhe vlerësohet si një prind shembullor.

Përshembull në qoftë se për prindërit është e vështirë ti vënë fëmijët në gjumë, për Williamin kjo duket se nuk është problem pasi princi përdor më së miri taktikën e “Gurus së gjumit”.

Ai lë të rrjedhë uji në kohën kur George dhe Charlotta bëhen gati për të fjetur pasi me ta është më e vështirë se sa me vogëlushin Louis. Pavarësisht faktit se dadot në pallatin mbretëror nuk mungojnë, William kujdeset që çdo ditë, në gjumin e mesditës ti vërë ai.

Në kohën e lirë, loja e tyre e preferuar, bashkë me Kate, duket se është karaokja. Në kohën kur të vegjlit janë në shkollë, William ka dëshirë që në mëngjes ti shoqërojë ai vetë me makinë në shkollë dhe gjatë rrugës edhe ti këndojë. Edhe pse ka një agjendë zyrtare, William, sipas ekspertëve të familjes mbretërore, gjen gjithnjë kohë për të përqafuar e puthur fëmijët e tij.

Duket se William ka një model që ndjek dhe këtu nuk flasim për babain e tij, të ftohtë në tip, si Princi Charles por Michael Middleton, babain e Kate.

Ndërkaq, përveçse kujdeset ti japë dashuri e ti kënaqë, Will shërben për fëmijët e tij edhe si një mësues i shëndetit mendor, pasi gjithnjë i këshillon fëmijët për të papriturat e jetës, për rëndësinë e sjelljes së tyre dhe kjo për shkak të humbjes që vetë princi pësoi kur ishte ende adoleshent, kur Princeshë Dajana ndërroi jetë./RE.Gu/Fjala.al

Të fundit

Ambasada Amerikane ka një mesazh për qytetarët shqiptarë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë që...

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar?

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal, të cilët akuzohen për trafik armësh nga Shqipëria drejt Mbretërisë...

“Buka”, GJKKO kalon në gjyq themeli dosjen në ngarkim të Ahmetajt

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim themeli dosjen "Buka" në...

Konflikt te Barcelona, diskutohet shiriti i kapitenit

“Grada” si kapiten, që mban Marc ter Stegen nga sezoni i kaluar, mund t’i ndryshohet. Te Barcelona duan t’ia heqin shiritin portierit gjerman. Sipas...

Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave në Delvinë

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë,...

Lajme të tjera

Web TV