PE vota pro Shqipërisë/15 kushtet që duhet të plotësohen përpara nisjes së negociatave

Me 388 vota pro, 280 kundër e 19 abstenim, Parlamenti Europian votoi amendamentin e Partive Popullore Europiane, për përmendjen e 15 kushteve për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Sakaq në muajin Mars, Këshilli Europian parimisht ra dakord për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por eurodeputetët e PPE kërkuan që për Shqipërinë kushtet të përfshihen para nisjes në praktikë të procesit të negociatave.

PPE është grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian dhe përbëhet nga 187 deputetë.

Plani me 15 pika i Integrimit:
1- Miratimi i reformës zgjedhore

2- Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese

3- Funksionimi i Gjykatës së Lartë

4- Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK

5- Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar

6- Ulje e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Hollandën, Francën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Irlandën. Vazhdimi i Zbatimit të Planit Ndërinstitutcional të Veprimit për parandalimin e azilkërkimit të qytetarëve shqiptarë në vendet e Schengenit

7- Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias

8- Vazhdimi i Reformës në Drejtësi

9- Prova të vazhdueshme – Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve.

10- Progres në reformën e administratës publike.

11- Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive dhe administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt.

12- Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

13- Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM.

14- Miratimi i Ligjit (të amenduar) të Censusit

Lexo edhe :  Sali Berisha: Rrugën Qukës-Qafë-Plloçë e nisa unë me kredi 73 mln euro, Rama...

15- Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave

 

 

Bo.Ba/fjala.al