Raportet e Komisionit të Venecias/ Balla: Duhen lexuar pa eufori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu u grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në një konferenë për mediat ka deklaruar se raportet e Komisionit të Venecias  janë janë pasqyrim i traditës së gjatë të bashkëpunimit.

Ndër të tjera Balla vuri theksin edhe në Reformën në Drejtësi pasi sipas tij, këto opinione i shërbejnë ecurisë së saj.

Komisioni i Venecias dje më datë 19.06.2020 miratoi dy opinione Nr 978/2020 dhe nr 980/2020 mbi emerimet e gjyqtarëve ne Gjykatën Kushtetuese dhe mbi draft-ligjin e mediave. Këto opinione i shërbejnë ecurisë së mëtejshme te reformës ne drejtësi si dhe nevojës imediate për të rregulluar një sektor të rëndësishëm të demokracisë në vend siç është ai i media. Këto opinione demonstrojnë traditën e gjatë e të suksesshme të bashkëpunimit tonë me Komisioni i Venecias per konsulencën e vyer në forcimin e institucioneve demokratike dhe shtetin ligjor. Dua të falenderoj ekipin këtu në Kuvend që bashkëpunuan në një komunikim dosa mujor me Komisionin e Venecias. Opinionet duhen lexuar e analizuar me vëmendje, pa euforinë si tifoza të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë, dhe me qellimin e vetem qe t’i sherbeje zbatimit te shpejte te reformormave në vend, reforma të shumepritur nga shqiptaret. Nuk është detyre e Komisionit të Venecias të analizoje sjellejn e palëve në raport me zbatimin e ligjit por e autoriteteve kompetente shqiptare. Është detyra jonë si ligjvënës që opinionet të mos i lexojmë me disa fjali të shkëputura, por në tërësinë e tyre. Parlamenti si përfaqësues i sovranitetit të popullit ka pergjegjësi qe jo vetëm të zbërthejë cdo rekomandim të opinioneve por edhe të adresojë hapat e duhur për zbatimin e tyre. Si i tillë ky proces nuk mund të jetë një proces ekzaltimi që minimizohet vetëm në “kush ka të drejtë” por vetë publiku do të mund t’i lexojë e të na gjykojë. Kush nuk e kupton këtë dhe e sheh Venecian me “kush fiton”, nuk ka shqetësim as demokracinë, as ligjin dhe as standardet. As kjo qasje as përkthimet e gabuara e të servirura në media sipas interesit nuk i shërbejnë reformës në drejtësi. Venecia është një trupë profesionistësh të spikatur që ka mision të kontribuojë në forcimin e demokracisë përmes ligjit duke ndihmuar me opinionet e tyre shtetet anëtare te KiE e me gjerë të vendosin standardet më të mira për çështjet që lipset mendim.”,- deklaroi  Balla.

/Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV