U shkarkua nga Natasha Mulaj, ish-gjyqtari Abdullai kërkesë ONM-së: Nisni hetimet, është kunatë e Zylfie Haklaj

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai i shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, është ankuar te Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Përmes një letër ankese drejtuar ONM-së, Abdullai kërkon nisjen e hetimeve për anëtaren e KPA-së, Natasha Mulaj.

Ish-gjyqtari shkruan se Natasha Mulaj ka konflikt interesi me të dhe për këtë arsye nuk mund të jetë pjesë e trupës gjykuese.

Ai shkruan se gjatë kohës si gjyqtarë ka marrë vendime për të afërm të Mulajt, siç është rasti i Zyflie Haklajt, dhe për këtë arsye ekziston konflikti i interesit. Ai shprehet se Zylfie Haklajn që është kunatë me Mulajn e ka dënuar me 25 vite burg.

Abdullai kërkon që anëtarja e KPA të procedohet dhe këtë ja kërkon ONM-së e më tej kërcënon se do të bëjë kallëzim në SPAK për këtë çështje.

Bledar Abdullai u shkarkua nga KPK dhe KPA la në fuqi vendimin më 20 qershor të 2019. Trupi gjykues i përbërë nga Luan Daci, Albana Shtylla, Ina Rama, Ardian Hajdari, dhe Natasha Mulaj lanë në fuqi vendimin e KPK./RE.Gu/Fjala.al