Dialogu Serbi-Kosovë/ Këshilli shqiptaro-amerikan, letër Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përkujtesa e marrëdhënies historike midis Kosovës dhe vendeve të ish-Jugosllavisë dhe specifikisht Serbisë janë të rëndësishme, por po aq e rëndësishme në mos dhe më tepër është e ardhmja e këtyre marrëdhënieve.

Këshilli Shqiptaro-Amerikan me qendër në Nju Xhersi të SHBA i është drejtuar me një letër presidentit Donald Trump, në lidhje me takimin që do të mbahet më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ishim të shqetësuar se ka mbi 2-3 vjet që lobohet për ndarjen e Kosovës ose për shkëmbimin e territoreve siç e përshkruan presidenti Thaçi. U detyruam të çojmë një letër që të kemi një sqarim për shkak se na vinin disa sinjale jo të qarta nga Shtëpia e Bardhë, nga Serbia, nga Kosova, edhe deshëm që ta dimë se cili është qëllimi i këtij takimi.

Ky ishte shqetësimi i këshillit, por ashtu edhe i diasporës e popullit shqiptar që është në Shqipëri e Kosovë. Me anë të kësaj letre që dërguam, shfaqëm shqetësimet dhe kërkesat tona. Të mbash një takim në Uashington në Shtëpinë e Bardhë është një takim historik dhe shpresoj të njihet në favor të kombit shqiptar,”-u shpreh Haxhi Dauti, president i këshillit Shqiptaro-Amerikan.

Takimi në Washington me ndërmjetësimin e Presidentit Trump pritet të shënojë një pikë kthese pozitve për të gjitha palët, përfshirë edhe presidentin Trump, që aq shumë i duhet një sukses në arenën ndërkombëtare dhe pikërisht ky takim është një mundësi e rrallë.

Vetë autoritetet amerikane nëpërmjet të dërguarit Richard Grenell duket tepër të angazhuara për arritjen e një marrëveshjeje Prishtinë-Beograd, duke garanatuar mbështetje deri në njohjen e Kosovës./Fjala.al

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV