E dhunonte burri, gruaja në Kuçovë pi fotoksinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në qytetin e Kuçovës ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një grua e cila dhunohej nga bashkëshorti, ka pirë fotoksinë.

Lajmi u bë i ditur nga policia, e cila ka arrestuar burrin dhunues.

Gruaja është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Njoftimi i Policisë së Beratit:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin:

P. P., 52 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi shtetasja P. P., 49 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit P. P., është paraqitur në spitalin Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë, pasi kishte pirë medikament fotoksinë. Kjo shtetase ka deklaruar se e ka pirë këtë medikament, pasi bashkëshorti e dhunonte në mënyrë sistematike. Shtetesja P. P. është transportuar në QSUT, për ndihmë më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale ‘Dhuna në familje’ dhe ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’. Ka.li/fjala.al

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV