Kultivonin kanab*s në Tepelenë, arrestohen tre persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Tepelenë ka arrestuar tre persona për kultivim të bimëve narkotike. Arrestimi është bërë i mundur falë kontrollit intensive të territorit. Aktualisht materialet në ngarkim të shtetasve të arrestuar, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli intensiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kobuz”.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e komisariatit të policisë Tepelenë dhe ato të DVP Gjirokastër nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe kontrollit të territorit, si dhe pas një hetimi disa javor, finalizuan me sukses operacionin “Kobuz”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit K. M., 29 vjeç banues në Memaliaj; Sh. K., 18 vjeç dhe M. K., 24 vjeç banues në fshatin Salari, Tepelenë.

Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore dhe policore, u bë e mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas në drejtim të tentativës për të kultivuar kanabis.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin në vendin e quajtur Kobuz , në një zonë të fshatit Gusmar të Njësisë Administrative Kurvelesh, një një zonë të pyllëzuar, kishin kultivuar 92 fidanë narkotikë kanabis.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një automjet që përdorej nga këta shtetas, katër aparate celular dhe sende të tjera.

Kontrolli i territorit do vijojë pandërprerë me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e cdo tentative për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Ka.li/fjala.al

Të fundit

Evropiani U-17 për herë të parë në Shqipëri, kombëtarja kuqezi sfidon Portugalinë

Kombëtarja shqiptare U-17 është gati për ndeshjen e saj të parë historike në Kampionatin Europian U-17 kundër Portugalisë. Lojtarët e...

Sulm me thikë në aeroport, policia spanjolle vret 18-vjeçarin në sytë e turistëve

Skena paniku u regjistruan në aeroportin e Gran Canarias të shtunën, kur një 18-vjeçar nga Gambia u qëllua për vdekje nga policia spanjolle, pasi...

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë në një intervistë të re për Vanity Fair. Duke kritikuar ndikimin në rritje të...

GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka. Pala mbrojtëse kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka...

Në Shqipëri ka mungesë fuqie punëtore, por punëdhënësit kërkojnë “eksperiencë”

“Në një kohë kur bizneset ankohen për mungesën e fuqisë punëtorë, tregu i punës po bëhet gjithnjë e më sfidues për të rinjtë dhe...

Lajme të tjera

Web TV