Lleshaj bën premtimin në banesën e vjedhur në Finiq: Autorët para përgjegjësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm ka shkuar këtë të dielë në Finiq, ku ka vizituar shtëpinë e shtetasit Vasil Kiço, e cila para pak kohësh është vjedhur.

Teksa publikon foto nga vizita, Lleshaj shkruan në “Facebook” se “Indinjata ndaj këtyre akteve të ulëta do të pasohet nga masa të forta të Policisë dhe të autoriteteve vendore për të zbuluar dhe vënë përpara përgjegjësisë autorët”.

Mesazhi i Lleshajt:

Në Krane të Finiqit, vizitova shtëpinë e Vasil Kiços, e cila është vjedhur para disa kohësh. Me 84-vjeçarin, që jeton i vetmuar, diskutova për rastet e vjedhjeve që janë kryer në shtëpitë e këtij fshati dhe më tej.

Indinjata ndaj këtyre akteve të ulta do të pasohet nga masa të forta të Policisë dhe të autoriteteve vendore për të zbuluar dhe vënë përpara përgjegjësisë së ligjit dhe përpara përbuzjes shoqërore ata individë që, në mungesë të çdo morali, cenojnë shtëpi të moshuarish të vetmuar, duke e tronditur rëndë pleqërinë e tyre.

Përballë sigurisë së minoritetit Policia e Shtetit është dyfish e detyruar dhe do të angazhohet në mënyrë të shumëfishtë për të ofruar siguri të plotë, në përmbushje të përgjegjësive të saj ligjore, por dhe në respekt të traditave me të mira shqiptare. Ka.li/fjala.al

https://www.facebook.com/lleshajsander/posts/601467647169234

Të fundit

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt....

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 5 të plagosur, arrestohen 6 burra

Një sherr ka ndodhur në Itali, mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare, të cilët janë përleshur fizikisht dhe si pasojë gjashtë burra...

Lajme të tjera

Web TV