Sezoni veror në kushtet e pandemisë/ Klosi: Janë hedhur rreth 600 mln lekë investime në hoteleri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe Ministri i Sipërmarrjes, Eduard Shalsi zhvilluan ditën e sotme bashkëbisedim me hotelierët në Pogradec, mbi rregullat e plazheve, të cilat do të zbatohen në kushtet e pandemisë COVID 19.

Ministrat shkuan në qytetin liqenor, për shkak se Pogradeci ka çelur sot sezonin turistik dhe nga atje Klosi bëri një prezantim të gjithë lehtësirave fiskale në fushën e turizmit dhe foli mbi nevojën e krijimit të destinacioneve turistike.

“Në Shqipëri në bazë të kalkulimeve që ne kemi ka mbi 500-600 milionë investime në hoteleri, një punë e jashtëzakonshme, por tani këto investime duhen furnizuar me klientë e për këtë duhet te krijojmë destinacione turiatike dhe paketa turistike”-u shpreh Klosi.

Duke bërë një përmbledhje dhe shpjegim të politikave fiskale në drejtim të turizmit Klosi tha: “Në kuadër të reformimit të buxhetit për vitin 2020 dhe duke parë se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të krizës së pandemisë, padyshim që promovimi i destinacioneve dhe logos së Shqipërisë do të jetë detyra e Ministrisë së Turizmit, por duhet të kemi dhe një komunitet të turizmit bashkëveprues”.

Ndërsa kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli, më herët  i njohu ata me disa nga investimet e kryera së fundmi siç është sheshi i trëndafilave, 10 stola të personalizuar me pjesë nga lirikat e Lasgush Poradecit dhe tregimet e Mitrush Kutelit dhe në qendër të këtij sheshi një shatërvan në formë libri me thënie të dy shkrimtarëve.

Dy ministrat u njohën edhe me rehabilitimin e plazheve, hapësirave publike për pushuesit dhe rikthimit të plazheve të vjetra si plazhi i “Huçkave”.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump...

Protesta në Beograd/ Përleshje mes policisë dhe protestuesve, reagon Vuçiç

Qindra mijëra qytetarë e studentë protestuan në Beograd të shtunën, në protestën me të cilën kanë vendosur ultimatum për zgjedhje të reja në Serbi...

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim është...

A do bashkohen “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

Endri Shabani, drejtuesi i partisë Nisma Thurje u pyet në Euronews Albania lidhur me një deklaratë nga Adriatik Lapaj nëse ekziston mundësia të ketë...

67 p.e.s. – Julius Caesar nis rrugën drejt fuqisë

Në mesin e shekullit I para erës sonë, Republika Romake ndodhej në një periudhë trazirash të mëdha sociale dhe politike. Luftërat civile midis optimatëve...

Lajme të tjera

Web TV