Një nga themeluesit e PD: 4 kërkesat që duhet të plotësojnë kandidatët për deputetë të PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ish-student i dhjetorit 1990 dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike ka parashtruar disa kërkesa që sipas tij duhet të plotësojnë kandidatët për deputetë të PD-së.

Po flasim për Ajet Ramcaj i cili tashmë është një inxhinier i nderuar. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ai shprehet se për të dhënë votën e tij dhe për ta kërkuar atë edhe nga miqtë e tij duke nisur nga Basha, kandidatët për deputetë duhet të plotësojnë të paktën 4 kërkesa.

Postimi i plotë

Kandidatët për deputetë të PD-së kësaj radhë duke filluar nga Basha duhet të plotësojnë këto kushte e kritere për mua që tu jap votë e të kërkoj votë për ta në shokë e miq e të afërm.

  1. Certifikatë pastërtie që nuk kanë qenë vetë apo prindërit bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

2.Të mos kenë qenë vetë ose prindërit oficerë të Sigurimit të Shtetit, Gjyqtarë apo Hetues të para 1990-s, funksionarë të PPSh të nivelit anëtar Pleniumi të Rrethit e lar, ushtarakë të nivelit Komandantë e Komisarë Batalioni e lart para 1990.

3.Të mos kenë qenë vetë qoftë edhe një ditë jo qëndrestarë e të deklaruar publikisht kundër PD-së e kundërshtarë të saj në Parti të tjera politike që nga 1992.

4.Të mos kenë qenë vetë ose prindërit pjesë e Shoqatës “Vullnetarët e Enverit” në shkurt 1991 dhe e “Komiteteve të Shpëtimit Publik” në 1997. Kriteret e tjera i përcakton Ligji./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama ilustron pamjet: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin pë çlirimin e hapësirave publike. Në llogarinë e tij në “Facebook”,...

Ministria e Bujqësisë merr vendim për shpendët dhe derrat

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndaluar importin e shpendëve të prekur nga sëmundja e pseudopestit nga shtetet si Bullgaria e Polonia, si...

“Tigrat e Ballukut po vjedhin 94 mijë euro/ditë, SPAK nuk ka guxim ta hetojë”

Partia e Lirisë denoncon dy TEC-et lundruese në Vlorë dhe akuzon SPAK-un se nuk ka guxim të hetojë këtë aferë korruptive që i ka...

U hodh në det nga një shkëmb, i mituri në Vlorë e pëson keq

Një 12-vjeçar është plagosur pasi u hodh në det nga një shkëmb i lartë. I mituri pësoi dëmtime në kokë dhe nga shërbimet e Stacionit...

Zelensky: Sapo fola me Edi Ramën, e informova çfarë po ndodh

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas tij, ai e informoi për situatën në frontin e luftës dhe...

Lajme të tjera

Web TV