“Zgjohuni me një mesazh nga unë dhe ne të pagjumit”, Pipero: Ju lutem, maska dhe distanca!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur infeksionist që gjatë këtyre muajve është kthyer në një nga zërat më të fortë të informimit për COVID-19 Pëllumb Pipero, iu bën apel qytetarëve të përdorin maska dhe të ruajnë distancën.

Pipero shkruan se është trishtuese të dëgjosh se Shqipërisë i mbyllen kufijtë, duke iu referuar Malit të Zi dhe më trishtuese të dëgjosh se janë mbi 20 të sëmurë që shtrohen në një ditë në spital.

Ndaj ai lutet që qytetarët të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskën. Ndryshe, thotë ai do na ktheni shumë mbrapa në kohe, edhe pse të hapur brenda nesh, do jemi të mbyllur për Europën! Pipero kërkon që qytetarët të dëgjojnë specialistët pasi qeveria nuk ka asgjë në dorë.

Mesazhi i plotë i Pëllumb Piperos

Nuk dua t’ju zgjoj, por zgjohuni me një mesazh nga unë/dhe ne, të pa gjumit!  Është rishtuese të dëgjosh se Shqipërisë i mbyllen kufijtë, është edhe më trishtuese të dëgjosh se sot, disa muaj mbas fillimit të epidemisë, në spitalin Covid 1, shtrohen mbi 20 të sëmurë, shumë më shume se sa u shtruan në një ditë, në fillim të kësaj epidemie në vendin tonë.

Dhe pse vallë?!

Mos virusi u zhduk! Mos vallë pandemia mbaroi! Mos vallë virusi nuk qarkullon më mes nesh dhe me ne çdo ditë, orë e minute!

Mos vallë shkenca zbuloi një vaksinë?!

Mos vallë ne mjekët kemi në dorë një medikament kundër këtij virusi ende vrasës?

JO

Virusi është ende midis nesh!

Ne ende nuk kemi një vaksinë!

Ne ende nuk kemi një ilaç ndaj tij!

Po si dhe me çfarë mund ta luftojmë?!

Lexo edhe :  Ngjarja në Llogara, anëtari i Federatës së Gjuetisë: Policia të veprojë!

Vetëm me një armë!

Me distancë dhe me Maskë!

Ndaj sot, në fillim të kësaj dite të re, po ju lutem:

Ruani distancën dhe mbani maskën!

Ndryshe do na ktheni shume mbrapa në kohë, edhe pse të hapur brenda nesh, do jemi të mbyllur për Europën!

Ju lutem me dëgjoni SOT

Nesër është shumë vonë!

Qeveria nuk ka asgjë në dorë!

Gjithçka është në duart tona!

Ju lutem me dëgjoni mua! Mos dëgjoni politikanet sot! Dëgjoni specialistët!

Maska dhe distanca!

Vetëm kaq mjafton!

Kaq pak, për te përfituar me shume liri ne pandemi, me shume ekonomi ne pandemi, me shume argëtim ne pandemi, dhe aspk izolim me botën qe po hapet çdo dite!

Na i hiqni kufijtë, duke i vënë kufi virusit, thjesht dhe vetëm me një maske dhe distancë!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ministri Vengu: Presim 2 helikopterë të Emirateve Arabe e 1 Canadair nga Greqia

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend vijon të jetë dinamike,...

Flamingot në Nartë, Rama shpërndan videon me pamjet mahnitëse

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga laguna e Nartës. "Magjike"! Kështu shkruan Edi Rama në profilin e tij në Facebook. Për më tepër, shihni...

Të huajt nuk do mbahen në burgjet angleze, ç’do ndodhë me shqiptarët?

Shumica dërmuese e të huajve që kanë kryer krime dhe që shpallen fajtor nga sistemi i drejtësisë në Britani do të deportohen menjëherë në...

MEKI: News24 dhe Panorama kanë një qira të papaguar ndaj shtetit prej 2 mln €

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka bërë një tjetër reagim që hedh poshtë pretendimet e medias Panorama (kompania Shoqëria Panaroma Group sh.a.) dhe...

Poliçani i “kryqëzuar” para flakëve, kryebashkiaku kërkon përforcime

Një tjetër zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj te diele zonën përreth Uzinës së Armëve në Poliçan, hera e dytë kjo brenda pak ditësh. Burime...

Lajme të tjera

Web TV