441 raste pozitive dhe 9 viktima/ Java që u mbyll, më e frikshmja e Covid-19 në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Java që u mbyll konsiderohet më e frikshmja për numrin e të infektuarve dhe viktimave të koronavirusit në vendin tonë.

Vetëm në 7 ditë në Shqipëri janë regjistruar 441 raste të reja pozitive me Covid-19, nga 1962 që është totali i personave të infektuar që prej muajit mars.

Kjo javë ka shënuar plot 9 viktima, që i bie më shumë se një person ka humbur jetën nga virusi i rrezikshëm gjatë këtyre ditëve, ndërsa totali i personave që kanë vdekur në Shqipëri është 44 persona.

Në llogaritjen e këtyre 7 ditëve rezulton se është shumë i ulët numri i personave të shëruar nëse do ta krahasojmë me atë të infektimeve të reja. Këtë javë ia kanë dalë të që të fitojnë betejën me Covid-19 61 persona, ndërsa totali i tyre shkon në 1134 të shëruar. Ndërsa rastet që vijojnë të jenë aktiv me koronavirus janë 784 të infektuar.

Rikujtojmë se gjatë përditësimit të situatës së Covid-19 në vendin tonë gjatë ditës së djeshme, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se aktualisht janë duke u trajtuar në Spitalin Infektiv 78 persona, nga të cilët 10 ndodhen në terapi intensive dhe 1 është i intubuar.Ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Juventusi piketon yllin e Dortmundit, kostoja 45 mln euro

Karim Adeyemi rikthehet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka oferta në Serie A dhe gjërat duken...

A e ndali vërtet Trump luftën Kosovë-Serbi? Ekspertët: Fushatë për Nobelin

Për të disatën herë brenda pak javësh, Presidenti amerikan Donald Trump përmend Kosovën dhe këmbëngul në faktin se kishte ndalur luftën në rajon. Pa dhënë...

Kryebashkiaku i Vlorës: Kërkojmë drejtorë, ja si të aplikoni

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, me anë të një postimi në Facebook ka shpallur “vakancat për të gjithë ata që besojnë se kanë përvojën,...

Belsh, zjarri shkrumbon 15 hektarë me ullishte, vreshtari dhe bimësi

Një vatër zjarri e rënë në fshatin Fierzë të Belshit ka shkrumbuar të paktën 15 hektarë me tokë, bimësi dhe ullishta. Ngjarja ndodhi pasditen e...

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak me detyrim, po Shqipëria?

Qeveria e Kroacisë ka dërguar sot për miratim dhe ndryshim Ligjin për mbrojtjen dhe shërbimin në Forcat e Armatosura, i cili përfshin rikthimin e...

Lajme të tjera

Web TV