Arrestohet 26-vjeçari në Shijak për ushtrim të paligjshëm të lojërave të fatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit në Shijak.

Shtetasi me inicialet M. R, 26 vjeç, u arrestua për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Policia ka sekuestruar një celular dhe një monitor që shërbenin për vënien e basteve sportive të palejuara.

Njoftimi policisë:

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë kontrolleve evidentohet dhe goditet një tjetër rast i këtij aktiviteti.

Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, konstatuan se në një lokal në fshatin Ardhishtë, Shijak, ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi M. R., 26 vjeç, banues në fshatin Ardhishtë, Shijak, administratori i lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një telefon celular dhe një monitor që shërbenin për vënien e basteve sportive të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Ka.li/fjala.al

Të fundit

Berisha drejt largimit? Analisti: Nuk e bashkoi dot opozitën, të shkarkohet!

I ftuar në Euronews Albania, analisti Agim Baçi foli në lidhje me humbjen e thellë të PD-së në zgjedhjet...

“Do çojmë provat në Kongresin Amerikan”, Berisha vazhdon avazin si Luli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, deklaroi se ka ardhur për të denoncuar farsën zgjedhore...

Ju prezantojmë me njeriun i cili fiton 40 mijë euro me dy ditë punë në vit

Jo të gjitha punët janë për të gjithë, sidomos kur bëhet fjalë për punë që kërkojnë guxim ekstrem. Kevin Schmidt është një nga ata...

10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura / Dominon PS, vetëm dy emra nga PD

Ndërsa kanë mbetur për t’u numëruar kutitë e fundit, janë bërë publike të dhënat paraprake mbi 10 kandidatët më të votuar nga listat e...

Foto dhe emri: Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

Një 34-vjeçar, i identifikuar si Shpendi Malo, është një ndër shqiptarët më të kërkuar në Europë, pjesë e listës "Europe’s Most Wanted". Shpendi Malo...

Lajme të tjera

Web TV