Dialogu Kosovë-Serbi/Vuçiç largon përgjegjësitë: Lajçak të caktojë datën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak deklaroi se pret që dialogu të vazhdojë në muajin korrik në Bruksel.

Lajçak i bëri komentet pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Beograd.

“Unë jam i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të vazhduar dialogun pa vonesë të mëtejshme dhe për t’i ndihmuar të dy palët të punojnë në një marrëveshje që do të normalizojë marrëdhëniet dhe do të zgjidhë të gjitha çështjet, e cila do të jetë e pranueshme si për rajonin ashtu edhe për Bashkimin Evropian”, tha Lajçak.

Duke deklaruar se e ardhmja e Serbisë është evropiane, Lajçak theksoi se ajo është e lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Presidenti i Serbisë tha se Serbia pret vazhdimin e dialogut me Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundur, mbase në korrik, por se i takon Lajçakut të caktojë një datë.

Lajçak tha në Prishtinë javën e kaluar se ai i dinte datat e dialogut, por se ai do t’i bënte publike ato pas konsultimit me palët. Ai pas bisedimeve me zyrtarët e lartë shtetërorë tha se askush nuk mund t’i ofrojë të ardhme evropiane Kosovës, pos BE-së, andaj sipas tij, blloku evropian nuk mund të lihet anash nga procesi i bisedimeve.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me takimin e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, të thirrur nga i dërguari i SHBA-së, Richard Grenell, Lajçak tha se ka dëgjuar për atë iniciativë, “por që ata nuk ishin këshilluar për të dhe nuk komentoj iniciativat e të tjerëve”./rel/

 

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Jugosllavia përjashtohet nga Kominterni: Përplasja Tito–Stalin trondit botën komuniste

28 qershor 1948 Më 28 qershor 1948, në kulmin e tensioneve të hershme të Luftës së Ftohtë, Lidhja e Komunistëve...

Ministri turk i Turizmit zgjedh Greqinë për pushime: Më duhet të kontrolloj rivalët

Ministri i Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, ftoi një kolumnist ta shoqëronte gjatë pushimeve në Greqi. Gazetari Ahmet Hakan Coskun shkroi për qëndrimin e...

“1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg”/ Rama sfidon Farage: Absurde!

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën X u është përgjigjur deklaratave të deputetit britanik Nigel Farage. Një ditë më parë deputeti...

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e familjeve shqiptare. Sipas gazetarit shifrat tregojnë...

Tarifat doganore, Trump i bën presion Evropës: Do të mësojë të mos sillet keq

Gjithçka do të varet nga sa “asimetrike” do të jetë marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sepse një gjë tashmë është e...

Lajme të tjera

Web TV