Elbasan, ja rrugët dhe sheshet ku do të bëhet parkimi me pagesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parkimi në 8 rrugë dhe 3 sheshe të Elbasanit do të jetë me pagesë. Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi vendimin në mbledhjen e fundit, ky kryebashkiaku Gledjan Llatja argumentoi nismën.

Çdo paketë fiskale të miratuar në Bashkinë e Elbasanit është përcaktuar tarifa 50 lekë në orë për parkimin në disa rrugë të qytetit,” deklaroi Llatja. 

Por vendimi bashkisë Elbasan ka ngjallur kundërshtime mes qytetarëve.

E cilësojnë të nxitur dhe me efekte negative në ekonominë familje në kohët e vështira të koronavirusit.

“Unë e lej makinën 3-4 ditë sepse nuk lëviz, jam pensionist. Normalisht e marr makinën për një hall apo emergjencë që kam. I bie që ta kaloj pensionin tim tja kaloj bashkisë së Elbasanit”.

Edhe përfaqësuesit e opozitës në Elbasan janë kundër.

Ata e cilësojnë një tjetër taksë që fundos ekonomikisht qytetarët.

Eugen Isaji: Por çfarë mund të presësh nga një këshill monist. Këta kanë një vit që përveçse kanë ngritur tarifat dhe taksat nuk kanë bërë asgjë tjetër.

Parkimi me pagesë është diskutuar edhe me herët në Elbasan, por vendimi kaloi tashmë kur PS kontrollon të gjithë këshillin bashkiak.

Parkimi me pagesë do jetë në rrugët më poshtë

Rruga “Aqif Pasha”

Rruga “Qemal Stafa”

Rruga “Thoma Kalefi”

Rruga “Janaq Kilica”

Rruga “Kozma Naska

Rruga “28 Nëntori”

Rruga “25 Nëntori”

Rruga “Rinia”

Shesh Pallatit të Sportit

Sheshi para Turizmit

Sheshi Kinema “Vullnetari”

Të fundit

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

9 gjëra që nuk duhet t’ia lini kurrë ChatGPT t’i bëjë për ju

Inteligjenca artificiale sigurisht që na e ka bërë jetën e përditshme më të lehtë, duke marrë përsipër detyra që i konsiderojmë të lodhshme ose...

Cila këngë e Dua Lipës tejkaloi një miliard klikime në YouTube?

Hiti i Dua Lipa-s, “Levitating” vazhdon të ngjitet në majat e suksesit. Videoja ka kaluar tashmë shifrën e një miliard shikimeve në YouTube. Ky...

Lajme të tjera

Web TV