Eurodeputetët “shuplakë” të fortë Shqipërisë/I ka sjellë probleme BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eurodeputetët kanë pasqyruar shqetësimet e tyre lidhur me Shqipërinë. Në seancën e mbajtur sot në Parlamenti Europian të gjithë eurodeputetët dolën në një emërues te përbashkët, qe vendi ynë i ka sjelle probleme BE-së.

Shqipëri ekziston një hendek i madh mes maxhorancës dhe opozitës” u shpreh eurodeputeti Andreas Shile.

Waitz Tomas tha se në Ballkan ka influencë ruse dhe kineze, e për të qeveria shqiptare nga ka zgjidhur problemin e minoritetit.

Eurodeputeti Zimniok Bernhard ngriti shqetësimin e influencës turke dhe propozoi që ndërpritet fondet dhe se Shqipëria i ka sjellë BE-së shume probleme.

Nga ana tjetër Zovsko tha se duhet që të ketë një monitorim të plotë të fondeve që janë dhënë për rindërtimin.

Andreas Shile: Duhet të tejkalohet hendeku i thellë në shoqëri. Ky hendek u pa tek prishja e Teatrit.  Duhet të instalohet një kulturë e re politike ku duhet të pranohet se opozita duhet të pranojë vendimet e mazhorancës dhe mazhoranca duhet të dëgjojë opozitën.

Waitz Tomas: Ne nuk jemi të lumtur për influencën e huaj në Ballkan, cilado qofshin ato: ruse, kineze etj.  Shqipëria po bën më të mirën për të plotësuar kushtet. Problemi i minoriteteve nuk është vetëm juridik. Qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë në terren për të qetësuar situatën.

Eurodeputeti austriak, Waitz Thomas: Shqipëria po bën më të mirën e mundshme të realizojë këto kushte dhe ky është një sinjal pozitiv për të ardhmen e negociatave. Dua të përmend disa probleme të minoriteteve, nuk ka të bëjë thjesht me aspektet ligjore por edhe disa aksione që duhet të ndërmerren në terren. I kam parë afër problematikat, qeveria duhet të tregojë edhe veprimin e saj në terren. Të ulen tensionet nëse ka. Edhe ligji i medias, kishte një lloj boshllëku propozimi që u bë. Mund të ishte kërcënim për lirinë e medias dhe lirinë e të shprehurit. Nuk duhet harruar një gjë për Shqipërinë, nuk është se Shqpëria thjesht do të bëhet pjesë e familjes europiane, edhe ne duhet të shfaqim interesin tonë që ta marrim Shqipërinë në gjirin e BE. Është një vend i mrekullueshëm, me një kulturë të jashtëzakonshme, shumë të mirë-edukuar, me një popullsi të re. Një vend të cilin unë e mbështes shumë dhe mezi pres që të mirëpres Shqipërinë në BE.

Eurodeputeti suedez David Lega: Shqipëria është në rrugën e çeljes së negociatave dhe do të materializohet dëshira e Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE. Lufta ndaj drogës në Shqipëri duhet të vazhdojë të jetë edhe më e fortë. Është një mënyrë me anë të së cilës Shqipëria mund të sigurojë rrugën e  saj drejt BE. Lidershipi shqiptar tenton të jetë i ashpër me gazetarët dhe i butë me tregtarët e drogës. Duke bërë të kundërtën Shqipëria do tu japë qytetarëve të saj dinjitetin që meritojnë. Duke vepruar drejt Shqipëria do të tregojë që është e denjë për të qenë pjesë e BE. BE është privilegj dhe privilegjet kushtojnë.

Raportuesja për Shqipërinë dhe eurodeputetja portugeze, Isabele Santos: Është një vend që ka një polarizim të madh politik. Është Covid 19 në këto çaste. Pati vështirësi dhe nga tërmeti i nëntorit. Ka një zhvillim politik ku palët janë bërë bashkë, është reforma zgjedhore dhe kjo duhet përshëndetur. Ajo që kemi si synim kryesor është që duhet të gjenerojmë dialog. Ky dialog duhet të jetë edhe sa i përket çeljes së negociatave. Është i rëndësishëm roli i ambasadorit të BE në Shqipëri për të promovuar dialogun. Reforma në drejtësi është ngadalësuar disi. Kjo edhe për arsye të faktit se kemi një situatë pandemike. Tani po flasim për reformën e gjykatës së Lartë dhe implementimin e masave për të luftuar krimin dhe korrupsionin.Duhet të ketë një lëvizje të shpejtë si ajo që ishte para pandemisë.

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk: Janë disa kushte që duhet ti plotësojnë për tu bërë pjesë e BE. Kemi pasur dy emergjenca kombëtare, koronavirusi dhe tërmeti i nëntorit.Kishte një shfaqje të qartë të BE për ta ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin por edhe pandeminë. Opozita dhe mazhoranca kanë filluar të kenë mos-dakordësi mes tyre për reformën zgjedhore, është e rëndësishme që aktorët kryesore të politikës të ulen në tavolinë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për të çuar përpara reformat, reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

Eurodeputeti kroat Picula Tonino: Të gjithë e duartrokitëm vendimin e Këshillit për të çelur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë.Janë 15 kushte që Shqipëria duhet ti përmbushë para se të çelë negociatat. Ka interpretime të ndryshme sa i përket këtyre kushteve para takimit ndërqeveritar. Reforma zgjedhore ishte një nga kushtet për të çelur negociatat, e përshëndesim këtë marrëveshje. Reforma duhet të vijojë më tej.

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Po, Shqipëria dhe shqiptarët janë në rrugën e tyre të drejtë drejt BE për tu bërë pjesë e familjes europiane dhe do ta arrijnë këtë pikë, janë në këtë fazë. Këshilli më herët ka listuar 15 kushte që duhet të përmbushen. Është shumë e rëndësishme për Komisionin që të tregojmë se ne e kemi seriozisht dhe këto kushte duhet të përmbushen. Nuk duhet të merret e mirëqenë që procesi ecën, duhet të jemi të qartë se këto kushte duhet të përmbushen. Dua të nënvizoj disa, rasti i vjedhjes së votave në Dibër, rasti i Shijakut. Nuk ka pasur procedime. Pyetja është për Komisionin: A e bëtë të qartë këtë kusht ndaj autoriteteve shqiptare? Edhe në BE i kemi komunikuar çështje të tjera. A e dinë shqiptarët se çfarë ne kërkojmë me të vërtetë? Dhe reforma në drejtësi ka një rëndësi tejet të veçantë. Është edhe Gjykata Kushtetuese.

Eurodeputeti austriak, Andreas Schieder: Duhet të tejkalohen këto ndarje dhe polarizime të thella të shoqërisë, të cilin e pamë edhe sa i përket shembjes së Tetarit Kombëtar. Edhe reformat duhet të respektohen nga të gjitha palët politike. Ajo që ne duam dhe unë them është se ky vend duhet të sjellë në jetë një lloj të ri politik, atë konsensusit.Një kulturë e re politike e cila do të pranonte edhe mendimin tjetër dhe të disa minoriteteve.

Eurodeputetja kroate, Željana Zovko: Dua ti rikthehem çështjes së Teatrit Kombëtar që ka krijuar shumë shqetësime në botën e kulturës dhe gjithashtu në media. Kemi marrë shumë letra nga qytetarë të shqetësuar. Do të doja të dija se çfarë informacioni kanë marrë nga shoqëria civile dhe a ka pasur bisedime përpara se të ndodhte kjo shembje? Cilat janë planet e së ardhmes për ndërtimet në këtë zonë duke marrë parasysh që Shqipëria merr fonde nga BE, ka marrë dhe fonde për rindërtimin nga tërmeti.

 

Lexo edhe :  Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje,...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane

Skënder Minxhozi Presidenti i Panamasë Jose Raul Mulino iu përgjigj i ngrysur në Davos pyetjeve që i vinin nga të gjitha anët në lidhje me...

Lajme të tjera

Web TV