Justin Bieber akuzohet për p*rdhunim nga dy vajza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber, është akuzuar nga dy vajza se ka abuzuar seksualisht.

Gjatë ditës së shtunë një vajzë e identifikuar si Danielle ka treguar përmes një postimi në Twitter në detaje, se si ata janë takuar në një event në vitin 2014, raporton Vulture.

“Unë dhe shoqëria ime ishim duke shijuar gjithë natën. Një mashkull u afrua pranë nesh dhe na pyeti nëse donim ta takonim Justin. Sigurisht që thash po”,-tha vajza.

Vajza kishte shkruar se Bieber ishte kënaqur pak me shoqërinë e tij, e më pas i kishte ftuar të gjithë që të shkonin në dhomën e një hoteli.

“Justin më bindi që të mos thosha asgjë dhe askujt, përndryshe do të kisha në probleme serioze”.-ka thënë Danielle.

Po ditën e shtunë, një tjetër vajzë e quajtur Kadi ka pretenduar se sigurimi i këngëtarit e kishin ftuar atë të shkonte në dhomën e Justin, në vitin 2015.

“Unë i kërkoja që të ndalonte, dhe nuk mund të kryej marrëdhënie seksuale me dikë që nuk ka prioritet martesën. Më pas e shtyva me këmbë dhe u largova nga dhoma”,-tha ajo.

Kjo e fundit më tej ka theksuar se kishte përfunduar në trajtim për shëndetin mendor, pas asaj që kishte përjetuar.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i...

Horoskopi ditor, 2 Gusht 2025

Dashi Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do ndiheni për mrekulli. Nëse...

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë pas vdekjes së tij, Adolf...

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri i presidentit amerikan vjen pasi...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Lajme të tjera

Web TV