Në vijën e parë të luftës me koronavirusin, mjekja e Infektivit ka një apel për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa sot në vendin tonë  janë regjistruar 33 raste pozitive në 24 orët e fundit, doktoresha e Spitalit Infektiv Nevila Gjermeni ka bërë një apel për të gjithë qytetarët që të vazhdojnë respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ajo thotë se të gjithë duhet të kujdesen për veten dhe njerëzit e dashur duke zbatuar rregullat e higjienës dhe distancimin social.

“Një lutje për të gjithë popullatën. Pavarësisht se gjërat shkuan mirë duam që të vazhdojnë të shkojnë mirë, ashtu sikurse e filluam. I lutem të gjithë popullatës të vazhdojnë të kujdesen për vetën dhe njerëzit e dashur duke zbatuar rregullat e higjienës dhe distancimit social”, shprehet Gjermeni.

Videomesazhi i saj është ndarë edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. “Mjekët dhe infermierët e spitalit infektiv po përballen me një fluks të shtuar qytetarësh që kanë nevojë për trajtim mjekësor si pasojë e simptomave të rënda të COVID19.

Nuk është asnjëherë e tepërt lutja e tyre për më shumë kujdes! Ju lutem dëgjoni apelin e dr. Nevila Gjermenit, e cila prej më shumë se 3 muajsh është çdo ditë në vijën e parë të përballjes me COVID19″, shkruan Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Goditi me gurë bankomatin e një banke në Korçë, arrestohet 50-vjeçari

Arrestohet 50-vjeçari ne Korçë pasi goditi bankomatin e një bankë me gurë. Sipas uniformave blu, shtetasi V.N. alias P.N., banues...

Asambleja e KiE do të vëzhgojë zgjedhjet në Shqipëri

Një delegacion prej 21 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, i udhëhequr nga italiani Simone Billi do të qëndrojë në Shqipëri nga...

“Isha shtatzënë, por nuk shkoi mirë”, rrëfimi prekës i Bebe Rexhës pas komenteve fyese

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, 35 vjeç, ka zbuluar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale se ka kaluar një abort spontan, ndërsa...

“Rama ik”/ Kryeministri në Fushë Krujë: Vdeksha unë për ty, o hudhër! Plasi syri i keq

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët në Fushë Krujë, hasi me një qytetar që tha “Rama ik”. Kreu i qeverisë...

Zgjedhjet, samiti i BE-së dhe “Giro d’Italia”, Proda mbledh drejtuesit e policisë

Zgjedhjet e 11 majit, samiti i liderëve të BE-së dhe “Giro d’Italia” kanë qenë në fokus të takimit të drejtorit të Përgjithshëm të...

Lajme të tjera

Web TV