Lorenc Trashi zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e Partizanit në sezonin e ardhshëm. Klubi i kuq ka njoftuar në mesnatë shitjen e mbrojtësit të kombëtares te Al Qadsia Sportin Club që luan në Kuvajt.
28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin më të titulluar në futbollin e Kuvajtit dhe do t’ë bashkohet me ta sapo të rinisin fluturimet të cilat janë pezulluar për shkak të pandemisë COVID-19.
Kujtojmë që Trashi u aktivizua plot 6 vite me fanellën e Partizanit, me të cilin fitoi dhe një titull kampion, teksa tashmë do të nisë një aventurë të re, në një tjetër kontinent.
Njoftimi i Partizanit
Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit me titull definitiv të Lorenc Trashit në ekipin Al Qadsia
Sporting Club të Kuvajtit. Për shkak të kufizimeve të lëvizjeve drejt Kuvajtit, situatë e krijuar nga COVID-19, Lorenc
Trashi pritet ti bashkohet ekipit 16 herë kampion të Premier Ligës së Kuvajtit sapo këto kufizime do të hiqen.
Titullari i kuq, pasi të kryejë vizitat mjekësore do të bashkohet me klubin Al Qadsia, me të cilin ka nënshkruar nje
kontrate 5 vjeçare. 28 vjeçari i cili u shpall kampion i Shqipërisë dhe fitoi edhe trofeun e Superkupës me
Partizanin, do të jetë në dispozicion të skuadrës edhe për disa ndeshje për këtë sezon futbollistik, për të vijuar më
pas aventurën e tij të re në Kuvajt.
Pas 6 vitesh me të kuqtë skuadër me të cilën dhuroj performanca shumë
pozitive, duke qenë njëkohësisht edhe pjesë e ekipit tonë përfaqësues, Trashi tashmë do të provoj edhe
eksperiencën e tij të parë jasht vendit në radhët e Al Qadsia Sporting Club klubi më i titullar në futbollin e Kuvajtit.
FK Partizani dëshiron të falënderoj Lorenc Trashin për kontributin që ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve me
fanelën e kuqe duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re.
/En.Br./Fjala.al