PE/Isabel Santos: Reforma në Drejtësi në Shqipëri e ngadalësuar, shkak Covid-19

Në seancën e posaçme në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, teksa flitej për situatën në Shqipëri, u spikatën qëndrimet kritike ndaj qeverisë shqiptare dhe kërkesa e përsëritur për plotësimin e 15 kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së saj raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos nënvizoi nevojën për vazhdimin e reformave që janë ngadalësuar si pasojë e pandemisë.

Fjala e plotë

Ne kemi folur për zbatimin e masave, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe të gjitha këto përpjekje duhet te rinisin me ritmin qe kishin përpara pandemisë. Dua të theksoj rëndësinë e rolit të delegacionit të Bashkimit evropian dhe të Ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë në promovimin e dialogut”

 

 

Bo.Ba/fjala.al