Po traf*konte emigrantë të huaj jashtë Shqipërisë, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë, duke ndihmuar shtetas të huaj të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin, kundrejt një pagese.

Në një njoftim për mediat policia bën me dije se në pranga ka rënë personi me inicialet D.A., 48 vjeç, banues në qytetin e Tiranës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Llazi Miho”, duke transportuar shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Llazi Miho”, duke transportuar shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas kishte transportuar me një mjet fugon edhe disa shtetas të tjerë nga vendet e treta, të cilët u gjetën nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të fshehur në një ambient të braktisur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit D. A., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Jam palestinez queer. Mos përdorni identitetin tim si mbulesë për shkatërrimin e Gazës

Nga Jad Salfiti Krenaria (Pride) asnjëherë nuk ka qenë apolitike, por vitet e fundit – veçanërisht pas ofensivës së pushtimit...

Izraelitët kanë bllokuar gjithçka/ 400 viktima në një muaj nga mungesa e ushqimit në Gaza

Një punonjës ndihmash që foli nga Gaza tha kështu: “Është ruletë ruse: je i dëshpëruar dhe shkon në qendrat e shpërndarjes së ndihmave. Nëse nuk të...

“Te PD morali, më i ulët se në 2021! Kanë nisur largimet dhe konvertimet në PS”

Roland Bejko duke folur mbi aksionin e PD në shtator, tha në MCN se morali i demokratëve është më i ulët se në 2021-shit,...

Zgjedhjet, Celibashi: Duhet të nisë menjëherë puna për një reformë reale!

Po mbahet eventi me temë “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”. Marrin pjesë kryekomisioneri Ilirjam Celibashi, kreu...

Tensione mes Nokës dhe Spiropalit në Kuvend/ Kryeparlamentarja: Ule atë gisht, përmbahu!

Tensione ka pasur në seancën në Kuvend, mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali. Noka kërkoi që kreut të PD...

Lajme të tjera

Web TV