Tiranë/ Dy aksidente brenda pak minutash, një i mitur përfundon në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Tiranë. Policia bën me dije se është aksidentuar dhe një i mitur i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Informacione paraprake

Më datë 22.06.2020, rreth orës 13:50, në rrugën “Bardhyl”, mjeti me drejtuese shtetasen M.M., ka aksidentuar motorrin me drejtues A.K., 38 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A.K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 22.06.2020, rreth orës 14:03, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja fëmijën e mitur me iniciale D. Z, 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e mjetit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ka.li/fjala.al

Të fundit

Tensione diplomatike, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete”

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane...

Situata në Gaza, prifti: 450 refugjatët e kishës Sacra Famiglia, në gjendje dramatike

Mesazhi i fundit nga prifti Gabriel Romanelli titullohet qartë: “Të qajmë dhe të lutemi”. Në qytetin e Gazës, situata është dramatike, dhe Parrochia e...

Pandemia e ardhshme, po zhvillohet një terapi universale antivirale

I frymëzuar nga një mutacion i rrallë gjenetik, një ekip kërkimor ka testuar një terapi te minjtë dhe hamsterët që ofron mbrojtje kundër çdo...

Shpella e Spilesë, Tare i përgjigjet Blendi Gonxhes: Mos u tallni me taksapaguest

Reagimi i MEKI-t për një shkrim modest timin mbi gjendjen faktike të Shpellës së Spilës më bëri të mendoj se ky institucion e kishte...

Gazetari gjerman: 6 mësime nga udhëtimi me makinë në Shqipëri

Nga Teseo La Marca, DIE WELT Katër orë në një rrugë me gropa që duken si kratere nga granatat. Asfalt ose është i pabarabartë, ose nuk...

Lajme të tjera

Web TV