Tregjet celulare/Përqendrimi në rritje, tendencë e kundërt me BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregu i shërbimeve celulare në Shqipëri po bëhet më i përqendruar dhe më pak konkurrues. Kjo tendencë është e kundërt me trajektoren e përgjithshme të tregjeve evropiane, ku në 20 vitet e fundit përqendrimi i tregjeve është në rënie të vazhdueshme. Treguesi kryesor që mat përqendrimin e tregut është indeksi HHI (Herfindahl-Hirschman), që ka një shkallë nga 0 deri në 10 mijë.

Ky indeks llogaritet duke ngritur në katror pjesët e tregut të secilit operator dhe duke i mbledhur. Sa më i lartë është ky indeks, aq më i përqendruar dhe, në teori, më pak kompetitiv, është tregu.

Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se për vitin 2019 indeksi HHI arriti në 3900 i matur sipas numrit të përdoruesve, ndërsa për shumicën e shërbimeve të tjera, si edhe për totalin e të ardhurave është edhe më i lartë, sipër nivelit 4000.

Tregjet celulare përgjithësisht janë oligopole natyrore dhe shkalla e përqendrimit është më e lartë krahasuar me tregjet ku nuk ka barriera hyrëse. Sidoqoftë, mesatarja evropiane e këtij treguesi është ndjeshëm më e ulët se në Shqipëri. Sipas një studimi të organizatës më përfaqësuese të industrisë së telekomunikacioneve GSMA, në fund të vitit 2018 indeksi HHI për tregjet celulare në Evropë zbriti në rreth 3250, ndërsa në fillim të viteve 2000 kishte qenë mbi 4000.

Rritja ose ulja e shkallës së përqendrimit përcaktohet kryesisht nga pjesë e tregut e operatorit më të madh. Në thelb, kjo është ajo që po ndodh edhe në Shqipëri, shkruan

Siç pranon edhe vetë AKEP në raportin vjetor 2019, ndryshe nga tregu shqiptar i telefonisë celulare ku pjesa e tregut e operatorit lider në treg ka tendencë në rritje, dinamika e tregjeve në vendet e BE-së ka lëvizur në kah të kundërt.

Lexo edhe :  Edi Rama u shpreh mirënjohjen dy heronjve, Agim Troci dhe Klajdi Mustaj

Megjithëse e pranon në mënyrë eksplicite se tregu i shërbimeve celulare është gjithnjë e më pak konkurrues, AKEP vazhdon të flejë gjumë dhe të mos marrë asnjë masë rregullatore për të adresuar këtë situatë. Analizat e tregut me shumicë të terminimit të thirrjeve dhe atij të akses-origjinimit ende nuk po miratohen, megjithëse janë hedhur prej më shumë se një viti në konsultim publik.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Si inteligjenca artificiale mos ta zhdukë njerëzimin

Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ngritur sërish alarmin për rreziqet që paraqet AI. Në një...

Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë ndjekin avionin rus

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dy avionë italianë F-35 u ngritën në qiell nga një bazë ajrore në...

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll. 50-vjeçar,...

Lajme të tjera

Web TV