Vota e emigrantëve/Majko me Gjiknuri “përplasen” për rolin i KQZ-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë mbledhjes online të Këshillit Koordinues të Diasporës me kryeministrin Edi Rama, ka pasur një debat brenda socialistëve mbi rolin e KQZ-së për votën e emigrantëve.

Ministri i Diasporës Pandeli Majko tha se duhen dispozita ligjore dhe se vota e emigrantëve është shumë e rëndësishme për t’ia lënë në dorë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

”Në qoftë se kemi pasur një model përçarës ne me zotin Gjiknuri, nuk është kështu, ishte thjesht teknik. Ajo që duhet të bëjmë është me shumë rëndësi të vendosen dispozitat ligjore për votën e emigrantëve pasi nuk janë 10 % por gati gjysma e shqiptarëve dhe duhet bërë ndarja e listave me shqiptarët brenda vendit dhe ato jashtë.

Ka shumë rëndësi që KQZ-ja të ketë dispozita ligjore që të funksionojë për votën e emigrantëve dhe nuk mund të lihet të veprojë thjeshtë me akte normative. Vota e emigrantëve është shumë e rëndësishme për t’ia lënë në dorë KQZ-së,” tha ndër të tjera Majko.

Nuk ka mungesë vullneti nga ana jonë, ne flasim me vepra e punë dhe në zgjedhjet e ardhshme emigrantët do të votojnë. Jemi pak të vonuar, por besoj që justifikohemi sepse nuk ka pasur të bëjë me mungesën e vullnetit nga ana jonë. Janë disa gjëra për të cilat nuk flitet, por thjesht bëhet. Ose bëhet ose nuk bëhet. Sot jemi për të thënë që do të bëhet, dhe do të bëhet,” tha ndër të tjera Majko.

Nga ana tjetër, deputeti dhe përfaqësuesi socialist në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri u shpreh se KQZ-ja është rruga e duhur për të çuar përpara procesin.

”Të fillojnë të hedhin votën ata njerëz që janë regjistruar. Këtu kemi të bëjmë me një prces të gjatë. E rëndësishme është të vendoset parimi dhe gradualisht të kolaudohet.

Lexo edhe :  Kurseu 10 vite për të blerë Ferrarin e ëndrrave, por makina iu dogj që ditën e parë

Ky proces do integirtet. Imagjinoni që ky proces në kontekstin e nxehtë politik shqiptar  të molepsej, do të hapej një diskutim, që vendosin në diskutim votën e emigrantëve.

Këtë nuk duhet ta lejojmë prandaj ta bëjmë më kujdes, po u politizua, dhe nëse ka akuza dhe ky proces nuk funksionon siç duhet, kam frikë se do të hapet edhe ky debat.

Parimet e integritetit të votës së shqiptarëve me banim jashtë shtetit janë të sanksionuara me ligj. Çdo gjë tjetër nga pikëpamja logjistike, proceduriale i është lënë dorë KQZ-së dhe për mendimin tim ajo është rruga”.

La.mi/Fjala.al

Të fundit

Në koma prej 20 vitesh, “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite mbush 36 vjeç

Princi Al-Waleed bin Khaled bin Talal, i njohur në botën arabe si ” Princi i Fjetur” pasi ndodhet në koma për më shumë...

Shteti “në gjendje vegjetative”

Ngërçi institucional, i krijuar nga mospërmbyllja e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, po e dëmton funksionimin e shtetit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve...

Një italian apo një filipinas? Sondazhet e fundit “ndezin” garën për Papatin

Sondazhi i fundit i realizuar nga Pollymarket mbi mundësitë për Papën e ri ka nxjerrë disa emra të spikatur, me Pietro Parolin dhe Luis...

Akuzoi djalin e Mbretëreshës Elizabeth për abuzim seksual, aktivistja gjendet e vdekur

Një nga figurat më të njohura në luftën kundër abuzimit seksual dhe trafikimit të qenieve njerëzore, Virginia Giuffre, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare. Lajmin...

Ditë zie kombëtare, PS ndërpret fushatën për të respektuar funeralin e Papës

Këshilli i Ministrave ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut me një vendim të datës 24 Prill. Në...

Lajme të tjera

Web TV