Greqi/ 12-vjeçari shqiptar dhunohet dhe shtrihet në tokë nga babai i shokut të klasës (video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë shqiptar 12 vjeç është dhunuar nga babai i një shoku të klasës në Greqi, duke rikthyer akuzat për sulm me përmbajtje raciste.

Në një video të publikuar në mediat greke shihet sesi 12-vjeçari me origjinë shqiptare është shtrirë në tokë dhe goditet nga një burrë.

Fëmija ka treguar për televizionin grek ANT1 se ka qenë duke shëtitur me biçikletë kur u sulmua nga shoku i klasës dhe babai i tij.

Familja e 12-vjeçarit shqiptar e ka quajtur këtë si një sulm racist dhe ka kërkuar ndëshkimin e autorit.

“Babai i shokut të klasës më kapi prej flokësh dhe më goditi në kokë”,-tha i mituri shqiptar.

Ndërsa duhet theksuar se 12-vjeçari shqiptar dhe shoku i tij i klasës shpesh kanë pasur probleme edhe brenda shkollës. Fëmija ka lindur në Greqi, ndërsa prindërit e tij kanë rreth 30 vite që jetojnë në Greqi.

“Ai më mallkon për vendin tim dhe babai i tij dikur më bërtiti sepse ne kemi pasur përsëri një zënkë dhe këtë herë ai më kapi për flokë”, -tha fëmija shqiptar.

Ndërsa pas sulmit 12-vjeçari u dërgua në Spitalin e Fëmijëve, ku u zbulua se kishte marrë një frakturë në qafë.

Më tej prindërit e fëmijës u shprehën se po mendojnë që të ndërrojnë shkollën e djalit të tyre, për shkak të sulmeve të vazhdueshme që ata po ndeshin.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Portat e ferrit do të hapen”! Ministri izraelit kërcënon të shkatërrojë qytetin e Gazës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka kërcënuar të shkatërrojë qytetin e Gazës, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha...

Arrestohet vajza e Eli Farës, u kap me kokainë në Tiranë

Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara është arrestuar në Tiranë. Mediat bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, u kap me kokainë...

IKMT në aksion/ Shembet një tjetër objekt pa leje në jug të vendit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të vendit. Fadromat kanë prishur një...

22 gusht 2004 – Tronditet muzeu norvegjez, zhduken dy vepra të Munch

Më 22 gusht 2004, bota e artit u trondit nga një ngjarje spektakolare: dy nga veprat më të famshme të piktorit norvegjez Edvard Munch,...

Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij me armën e shërbimit. Sipas njoftimit...

Lajme të tjera

Web TV