Kinezët nuk “pyesin” për pandeminë, në Kinë fillon festivali i mishit të qenit

Festivali i mishit të qenit do të mbahet sërish këtë vit pavarësisht pandemisë globale. Ky festival është cilësuar si ngjarja vjetore që provokon zemërim nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.

“Është çnjerëzore dhe barbare”, është shprehur Jeffrey Bari, themeluesi i organizatës “No dogs left behind”, e cila mban në strehën e saj në periferi të kryeqytetit kinez rreth 200 qen.

Siç shkruajnë dhe mediat e huaja, aktivistët shpëtojnë qindra qen çdo vit duke bastisur thertore dhe duke ndjekur kamionët. Ata thonë se tregtarët vjedhin kafshët shtëpiake dhe qentë endacak dhe i transportojnë ato në jug të vendit./Re.Gu/Fjala.al