Qeveria njoftoi lejimin e tij, transporti publik do vijoj të mbetet i mbyllur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Unioni i Operatoreve të Transportit Publik ka reaguar pas njoftimit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, për heqjen e të gjitha kufizimeve për transportin publik.

“Bazuar në fjalimin e fundit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ju bëjmë me dije se Unioni i Operatorëve të Transportit Publik nuk mundet të rifilloi shërbimin për sa kohë nuk është plotësuar asnjë nga pikat e kërkuara.

Me anë të kësaj deklarate përgënjeshtrojmë Ministren e Shëndetësisë, e cila tha: “Hiqen kufizimet për transportin publik”. Për sa kohë është në fuqi Urdhri i Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Nr.169 dt.5/6/2020 operatorët e transportit publik nuk e kanë të mundur të përballojnë kostot e respektimit të këtij protokolli, si financiare ashtu edhe ligjore”, thuhet në njoftimin e Unionit të Operatorëve të Transportit Publik.

Transporti publik është sektori i parë që u mbyll më 12 mars dhe nuk dihet ende se kur do të hapet.

Eneo Sulejmanaj, kreu i shoqatës së transportit Ndërqytetas dhe Rrethqytetas pohon se 25-30 mijë punëtorët e këtij sektori janë në vështirësi të mëdha ekonomike. Pothuajse të gjithë kryefamiljarë. “Me 130 mijë lekë të vjetra në muaj është e vështirë të mbijetosh, sidomos në Tiranë. Është e domosdoshme që të mendohet për këta punëtorë”, tha ai.

Z.Sulejmanaj u shpreh se shoqatat e transportit janë të vendosura të mos dalin në punë me vendimin e ri nga Ministria e Shëndetësisë, pa u plotësuar fillimisht kushtet e tyre që kanë të bëjnë me kundërshtimin e disa pikave në protokollin e sigurisë.

“Kemi dërguar edhe kundërshtimet tona për protokollin e sigurisë. Sipas tyre i bie që të punësojmë policë në vend të faturinove, duhet të mbetet në ndërgjegjen e njerëzve. Në këto kushte nuk nis transporti publik ditën e hënë. Pa plotësuar kërkesat, është një vetëvrasje të dalim në punë. Nuk kemi para të humbasim duke dalë në punë, deri tani jemi munduar të mbajmë edhe punonjësit me pagesa por s’mban më”, tha z. Sulejmanaj.

Lexo edhe :  BSH, FMN, Shoqata e Bankave: Kujdes me ndërtimin!

Ai paralajmëroi se nëse nuk do të ketë ende reagim nga qeveria, do të fiken edhe autobusët që deri më tani po përdoren për transportin e stafeve të kompanive në mënyrë që të mos ketë më asnjë lloj transporti.

Z.Sulejmanaj përgënjeshtroi edhe lajmin se iu janë falur taksat vendore, siç lajmëroi pak kohë më parë kryeministri Edi Rama. “Dje na ka mbërritur fleta e pagesës së taksave vendore, për të cilat kryeministri tha se do i falte”, u shpreh ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Celibashi: Fleta e votimit vjen me postë në mes të prillit, 6 ditë për ta plotësuar

Rreth 18 mijë kërkesat e refuzuara nga KQZ nga 54 mijë kërkesat e bëra në 11 ditët e para...

Kriptomonedhat në Shqipëri, si funksionon ligji dhe cilat janë avantazhet

Kriptomonedhat janë para elektronike, që ndryshe nga paratë e tjera si euro, lek apo dollar, që emetohen dhe menaxhohen nga Banka Qendrore, në këtë...

“Isha në studio kur e mora vesh”/ Livia flet për historinë me Mevlanin: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Koçiu: Në 2024-ën, Urgjenca Kombëtare iu përgjigj 467.702 thirrjeve në numrin 127

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu teksa ka bërë të ditur shifrat e thirrjeve në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare, thekson se...

Trump do të heqë “non gratën” e Berishës? Ish-këshilltari i Trump zbulon detajet

Gjatë administratës së re të Trump, ish-kryeministrit Sali Berisha mund t’i hiqet masa “non grata”. Kështu u shpreh në një intervistë për një emision...

Lajme të tjera

Web TV