Shifra rekord nga Maqedonia e Veriut/4 viktima dhe 118 raste të reja

Situata në Maqedoninë e Veriut vijon të jetë me shifra alarmante përsa i përketë pandemisë së Koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1363 testime të realizuara, 118 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Sipas statistikave të fundit, kanë ndërruar jetë 4 pacientë me koronavirus, të gjithë nga Shkupi.

Raportohet se brenda 24 orëve janë regjistruar 74 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 5311, prej të cilëve 2048 janë shëruar, kurse 251 pacientë kanë ndërruar jetë, si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin fqinj ka 3012 raste aktive me koronavirus.

 

 

Bo.Ba/fjala.al