Shkarkohet shefi i komisariatit të Vaut të Dejës/Ja kush e zëvendëson

Paulin Çupi, shefi i komisariatit në Vaun e Dejës mësohet se është shkarkuar nga detyra.

Shkak thuhet se janë bërë rezultatet e dobëta që ka dhënë Çupi në luftën kundër kanabisit.

Arsyet e largimit të tij nga detyra nuk dihen ende, ndërsa mësohet se në vend të Çupit është emëruar Bardhyl Saliu.

Teksa dyshohet se beteja me kanabis ka sjellë edhe largimin e parë nga radhët e Drejtorisë së Policisë Shkodër.

Në këtë zonë janë evidentuar rreth 30 mijë rrënjë hashash në afërsi të Komanit, njësia administrative Temal dhe nga ana e Policisë nuk ka pasur asnjë sinjalizim për këtë parcelë.

Bo.Ba/fjala.al