Video/ Rama pyet kamarierin në Thumanë: I more pagat ti mo?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa është nisur për në Thumanë, kryeministri Edi Rama ka ndaluar në fshatin Derven ku dhe ka pyetur  kamarierin dhe pronarin e një lokali nëse i kishin marrë apo jo pagat e luftës.

Duke iu përgjigjur kësaj pyetje pronari i lokalit tha se ‘rrena’ apo gënjeshtra i ka fjalët e shkurtra, një mënyrë konfirmimi se gjithë punonjësit e lokalit morën paga lufte.

Më tej Rama u sigurua duke pyetur edhe vetë kamarierin nëse kishte marrë apo jo paga lufte, dhe ai i konfirmoi se kishte marrë 3 paga lufte.

Kryeqeveritari theksoi se po shkon në çerek milioni numri i shqiptarëve që kanë marrë paga lufte gjatë pandemisë

Biseda:

Edi Rama: Ja këtu, kemi ndalu në Derven pa shkuar në Thumanë, dhe u takuam me Gjonin. Gjon, pagat e luftës i morën punonjësit leje këtë të vërtetën

Gjoni:Të gjithë. Janë rrena këto që thuhen.  Rrena i ka këmbët e shkurtra. Të vërtetën. Të gjithë i morën.

Edi Rama: Po ti i more pagat e luftës mo? Hajde këtu hajde, dil këtu. Ky është Eri. Eri kamarieri. I more pagat e luftës.

Kamarieri: Po

Edi Rama: Të treja

Kamaerieri: Po tre

Rama: Faktet janë fakte. Janë duke shkuar afro çerek milionë shqiptarë që kanë marrë pagat e luftës. Gjoni është një prej tyre. Ose tre paga ose 40 mijë lekë sipas kategorive. Vijojmë bëjmë verifikime dhe u shkojmë nga mbrapa të gjithëve të marrin pagat, kokërr leku më kokërr leku.ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/watch/?v=614291685959955

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV