Aksident në Tiranë, makina përplas 20-vjeçaren me biçikletë dhe largohet nga vendngjarja

FOTO ILUSTRUESE

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e sotme në kryeqytet.

Burime zyrtare bëjnë me dije se një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur 20-vjeçaren M.Gj. me biçikletë dhe është larguar nga vendngjarja.

20-vjeçarja ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në rrugën “Teodor Keko”.

Shërbimet e policisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./En.Br./Fjala.al