Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, ish-deputetja e PDK: Asgjë s’po ndodh rastësisht, serbët po festojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Xhevahire Izmaku ka reaguar pas lajmit se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Izmaku thekson se asgjë s’po ndodh rastësisht.

Ndër të tjera Izmaku thotë se UÇK ishte ideali i kosovarëve për çlirim e pavarësi. “ Krenar që jetojmë në epokën Tuaj!”

Komentin e saj Izmaku e mbyll me “Ata që i gëzohen këtij lajmi, e kanë rastin t”i bashkohen kampeve serbe që sonte do të festojnë anekënd Serbisë”

Postimi i plotë i Xhevahire Izmakut

Asgjë s’po ndodh rastësisht e as ky lajm tani! Në mes fakteve pse po ndodh tani kaq befasishëm dhe emocioneve të rënda që po përjetojmë, ende jemi në pritje që të dal e pakonfirmuar zyrtarisht e thëna ‘aktakuze’!
Megjithatë, dikush do të jetojë 140 vjet ndoshta, por s’mund ta bartë lavdinë e kësaj fotografie që bart historinë tuaj të lavdishme! UÇK ishte ideali ynë për çlirim e pavarësi, e Ju prijës për çlirim të vendit shpresa jonë për liri! Krenar që jetojmë në epokën Tuaj!

P.s (Ata që i gëzohen këtij lajmi, e kanë rastin t”i bashkohen kampeve serbe që sonte do të festojnë anekënd Serbisë)!

Të fundit

Shqipëria përballë krizës së së vërtetës – Një reflektim qytetar

Shqipëria sot ndodhet në një udhëkryq të vështirë, ku qytetarët e zakonshëm përballen çdo ditë me një realitet të...

Zelensky: 10 të vdekur nga sulmet ruse, Putini po poshtëron paqen

“Makina e luftës ruse vazhdon të shkatërrojë jetë, pavarësisht gjithçkaje. Putini do të kryejë vrasje demonstrative dhe cinike për të mbajtur presionin mbi Ukrainën...

Rama: Një tjetër ‘mur kinez’ ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

Vijon në të gjithë vendin puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret. Lirimi i hapësirave publike është pjesë e...

Napoli merr masa pas dëmtimit të Lukakut, piketon sulmuesin e ri

Napoli merr masa pas dëmtimit të Romelu Lukakut. Lëndimi i sulmuesit belg, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të...

Kushtetuesja zbardh vendimin, pritet të rinisë seanca për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi pak minuta më parë aktgjykimin e plotë që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tashme pritet...

Lajme të tjera

Web TV