Polemikat nuk kanë fund pas rasteve pozitivet me Covid-19 që u shfaqën gjatë turneut Adria mes tenistëve elitarë. Për të “ushqyer” më shumë gazetat dhe portalet e thashethemeve dhe shoëbiz, mendoi Srdjan Djokovic, babai i Novak, i cili sulmoi ashpër Grigor Dimitrov, i pari nga 4 tenistët që zbuloi se kishte coronavirus në trup.
“Pse ndodhi? Sepse ai njeri(Dimitrov) me siguri erdhi me një infeksion nga kush e di ku, ai nuk është testuar këtu, e ka bërë atë diku tjetër. Unë mendoj se është gabim kjo histori. Ka shkaktuar dëme të mëdha si në Kroaci ashtu edhe familjes sonë ” tha babai i serbit.
Babai i Djokoviç, si zakonisht, nuk përdor lojëra fjalësh për të shprehur mendimet e tij dhe siç ndodh shpesh, shkakton polemikë dhe bujë. Në një kohë si kjo, do të ishte më mirë sikur të mbizotëronte heshtja, sepse fjalët e prindit të numrit 1 të botës në televizionin kroat RTL hedhin “benzinë” në zjarrin ende të ndezur. Sulmi kësaj here është ndaj Dimitrov, i cili ishte ndjerë keq të shtunën e kaluar në qytetin kroat të Zadarit, gjatë turneut të dytë të garës, dhe u kthye në Monako, ku jeton, për t’iu nënshtruar testit për koronavirus, që më pas pozitiv.
Tenisti bullgar dyshohet si përgjegjësi kryesor për vatrën e Covid-19 dhe shpërthimin, pasi Dimitrov kishte simptomat, por nuk ‘i kishte raportuar ato, duke marrë pjesë në të gjitha eventet që lidhen me turneun, përfshirë lojërat e basketbollit, festa në disko dhe takime me tifozët.