Julian Assange dhe Stella Morris/Detajet e një dashurie të ndaluar dhe shtatzënia e fshehtë në ambasadë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia e Julian Assange është një nga ato histori që i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një film spiunazhi në ‘Hollywood”.

Duke nisur nga ‘Wikileaks’, organizata që ai themeloi në vitin 2006, jeta e tij ka qenë një persekutim i vazhdueshëm. Qeveria amerikane e ka cilësuar atë si një rrezik për sigurinë kombëtare dhe krim të spiunazhit.

Pasi autoritetet suedeze urdhëruan arrestimin e tij për dy përdhunime të pretenduara në vitin 2012, të cilat aktivisti i ka mohuar në çdo kohë dhe e ka quajtur si pretekst të rremë për ta bërë atë të paguajë për krime të tjera, ai filloi jetën e tij në ambasadën e Ekuadoras në Londër, në të cilën ai mori azil për të mos u ekstraduar.

Edhe pse jeta e Assange ishte një mister i pastër për pothuajse të gjithë gjatë shtatë viteve që ai ishte i mbyllur atje, pas kapjes së tij në vitin 2019 nga autoritetet britanike për shkeljen e disa prej kushteve të azilit të tij, filluan të dilnin në dritë detaje të reja.

Assange ishte në një lidhje me Stella Morris. Ajo tregoi se romanca e tyre ishte kryer në fshehtësi brenda dhomave të ambasadave që nuk kishin kamera sigurie.

Morris mësoi se priste një fëmijë nga Assange në vitin 2016. Ajo ka dy fëmijë me Assange, Gabriel dhe Max, perkatesisht 3 dhe 1 vjeç.

“Ne e donim njëri-tjetrin dhe donim të krijonim një familje”, tregoi ajo.

“Julian Assange nuk është një kriminel. Ai nuk është një person i rrezikshëm. Ai është një intelektual, një mendimtar. Unë dua që njerëzit të kuptojnë që ne po ndëshkohemi si familje. Fëmijët po privohen nga babai i tyre. Unë kam nevojë për Julian dhe ai ka nevojë për mua, “përfundoi Stella Morris, e cila, pas pesë vitesh dashurie me Julian Assange, duket se është një nga pasuritë e pakta që mund ta parandalojnë ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara. Ka.li/fjala.al/Burimi: LaVanguardia

Lexo edhe :  Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV