Këshilli Politik/ Bylykbashi dhe Vasili: Me këtë marrëveshje garantohet rotacioni politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik pas mbledhjes me maxhorancën kanë deklaruar për mediat se me këtë marrëveshje do të garantohet rotacioni politik.

Oerd Bylykbashi u shpreh se ka siguruar garanci që procesi i ngritjes së KQZ-së të mos ketë persona të emëruar politikisht dhe të mos kontrollohet nga maxhoranca. Gjithashtu ai shtoi se kanë rënë dakord për çështje të tjera që kishin mbetur pezull si: policinë, prokurorinë dhe krimet zgjedhore.

“Kemi siguruar garancinë që procesi i ngritjes së KQZ-së të mos ketë persona të emëruar politikisht dhe të mos kontrollohet nga maxhoranca. Opozita bëri të mundur që të gjitha garancitë për zgjedhësit shqiptar të jetë të plota. Kemi dakordësuar dhe çështje të tjera që kishin mbetur pezull si, policinë, prokurorinë dhe krimet zgjedhore. Në zgjedhjet e ardhshme do të garantohet rotacioni politik”, tha Bylykbashi.

Nga ana tjetër ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili tha se roli i opozitës nga sot është ruajtja e garancive dhe kërkesa e llogarisë për zbatimin e çdo pike të kësaj marrëveshje që është arritur.

“Opozita dha një provë të rëndësishme për integritet politik dhe moral. Maxhoranca donte t’i ikte kësaj marrëveshje. Sot pas këtyre ndryshimeve që përcaktojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sot futemi në një fazë të dyë që lidhet me një kusht shumë të rëndësishëm, që është zbatimi i kësaj Reforme Zgjedhore. Ne do të bëjmë presion të rrreptë që çdo fjali e miratuar këtu të zbatohet deri në fund dhe kjo ka lidhje me një moment historik për rotacion politik dhe për prerjen e duarve për të gjithë ata që donin të vidhnin vota”, u shpreh Vasili./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Hidhet shorti i Conference League/ Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo në panik

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League, ku Egnatia, Vllaznia...

‘Dy standarde’ , Spahiu zbërthen lojën e Berishës: Nëse hyn në Parlament në shtator…

Juristi Kreshnik Spahiu theksoi sot se Sali Berisha politikisht vepron me dy standarde pas humbjes së zgjedhjeve. Teksa dikur i kërkonte dorëheqjen Lulzim Bashës për humbjen,...

Takimi i “shekullit”, Putin dhe Trump mund të shtrëngojnë duart në Pekin

Kremlini ka bërë të ditur se nuk e përjashton mundësinë e një takimi midis Vladimir Putin dhe Donald Trump nëse presidentët rusë dhe amerikanë...

Nga Gaza në Ukrainë, paqja duket gjithmonë jashtë arritjes

Vrasja dhe masakrimi i të pafajshmëve është e pafalshme. Atëherë, pse në botë lejohet të vazhdojë? Përgjigjja është relativizmi moral. Simon Tisdall* Kërkimi për paqe në...

Nëse u vodhën 300 mijë vota, pse PD nuk mbledh dot 300 protestues në shesh?

Besimi i qytetarëve shqiptarë tek Sali Berisha ka humbur plotësisht, por tashmë ai ka humbur edhe besimin e të vetëve, pasi PD nuk mbledh dot as...

Lajme të tjera

Web TV