Kupa e Shqipërisë/Luhen sot ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, ja prognoza e 4 sfidave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, do të luajë të mërkurën (sot) 4 takimet e kthimit të çerekfinaleve, 3 prej të cilave do të luhen pasdite, kurse fundit, në mbrëmje.

Natyrisht, duke i hedhur një sy rezultateve të ndeshjeve të para, që u luajtën para dy javësh, spikat kryesuesja e renditjes së Kategorisë Superiore, Tirana, e cila mbetet në rrugë të mbarë drejt sigurimit të të dy trofeve këtë sezon, pasi e ka fituar bindshëm sfidën e parë me Besëlidhjen.

Bardheblutë e fituan thellë, 5-1, përballjen e para dy javëve me lezhjanët, të cilët, së bashku me Apoloninë, janë të vetmet skuadra të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategorisë së Parë, që kanë siguruar vendin midis 8 më të mirave të Kupës së Shqipërisë, teksa 6 të tjerat janë ekipe të Kategorisë Superiore.

Prandaj pritet që ndeshja e kthimit në Lezhë të mërkurën të jetë një formalitet, për më tepër duke patur parasysh që Besëlidhja mbetet e përqendruar tek ruajtja e vendit të dytë në grupin A, apo Grupin e Veriut, që të çon në “play-off”-in e Kategorisë së Parë.

Ndërkaq, Teuta dhe Vllaznia përballen me njëra-tjetrën në Durrës, me vendasit pak më të favorizuar, pasi kanë marrë një barazim me gola, 2-2, në Shkodër në ndeshjen e parë dhe mund të kuafikohen edhe me një fitore minimale, me një barazim të bardhë por edhe me një barazim 1-1.

Por rezultati i ndeshjes së parë nuk mbetet kurrsesi garanci për bregdetarët, për më tepër kur edhe Vllaznia e shikon Kupën si mundësi për të shpëtuar një sezon zhgënjyes në Superiore.

Në takimin e 3-të dhe të fundit që nis në ora 16:30, Kukësi pritet të mos e shkojë dëm fitoren 2-1 të arritur në ndeshjen e parë në Fier, kur të zbresë të mërkurën në fushën e Stadiumit “Elbasan Arena”, për t’u ndeshur me Apoloninë.

Lexo edhe :  Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023

Për më tepër që kjo e fundit është e përqendruar tek beteja për ngjitjen në Kategorinë Superiore në grupin B, apo grupin e Jugut, ku kryeson e shkëputur renditjen në kuotën e 43 pikëve, 4 më tepër sesa ndjekësja më e afërt, Pogradeci.

Në takimin e fundit të çerekfinaleve, që nis në ora 19:30, dhe që është mbase i vetmi që intrigon, Skënderbeu pret në Korçë Bylisin duke synuar përmbysjen e atij deficit minimal nga ndeshja e para dy javëve, ku ballshiotët patën fituar me një gol të vetëm.

Për ta intriguar më tepër këtë sfidë, Bylisi vijoi ta fitojë gjithashtu 1-0 edhe përballjen e para pak ditëve në kampionat dhe, prandaj, përballja e së mërkurës premton një betejë. Shorti i gjysmëfinaleve do të jetë i hapur dhe do të hidhet në mjediset e reja të FSHF-së.

Kupa e Shqipërisë
2019-2020

Çerekfinalet

Ndeshjet e kthimit

Besëlidhja – Tirana (1-5) (16:30)
Teuta – Vllaznia (2-2) (16:30)
Kukësi – Apolonia (2-1) (16:30)
Skënderbeu – Bylisi (0-1) (19:30)/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV