Milani gati ofertën për Milot Rashicën, e kërkon trajner Rangnik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjerohet harta e destinacioneve të mundshme për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës dhe të Verder Bremenit, Milot Rashica, i cili, sipas mediave në Gadishullin e Apenineve, po kërkohet edhe nga Milani.

Sipas rrjetit të njohur “Sky Italia”, Rashica është njëri prej 3 lojtarëve të Bundesligës që po kërkohen nga trajneri gjerman, Ralf Rangnik, i cili pritet të marrë drejtimin e Milanit në fund të këtij edicioni.

Klubi italian është duke e monitoruar situatën e sulmuesit të krahut te Verder Bremeni, ku ai ka spikatur me paraqitjen e tij këto dy vitet e fundit. Mësohet se Milani është në pritje të përfundimit të sezonit të Bundesligës, për të dërguar ofertën e parë për Rashicën.

Futbollisti nga Kosova ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, por, në rast të rënies nga Bundesliga të klubit të tij, Verder Bremenit, çmimi i tij do të ulet ndjeshëm.

Milot Rashica pritet të largohet nga Verder Bremeni në merkaton e radhës. Për shërbimet e tij po interesohen shumë klube, ndërsa është raportuar se Lajpcigu është më së afërmi transferimit të yllit të Kosovës.

Megjithatë, emri i tij është lidhur gjithashtu edhe Napolin në Itali, me Borusian e Dortmundit në Gjermani dhe Liverpulin në Angli. Por agjenti i lojtarit, ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi, Altin Lala, nuk ka pranuar të japë informacione sa i përket destinacionit të ardhshëm të talentit shqiptar të futbollit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

Në Prishtinë po protestohet “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare...

U nda nga jeta sot, Adriatik Lapaj kujton takimin e fundit me ish-efektivin e policisë

Zurdi Bresho një ish-efektiv i nderuar në radhët e bluve ka ndërruar jetë këtë të enjte. Lajmin e trishtë e ka dhënë kreu i...

13,4% e personave që rinisin kursin e patentës arrijnë ta fitojnë atë

Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë arritur të rifitojnë patentën...

Mblidhet kabineti, Netanjahu: Do ia dorëzojmë Gazën forcave arabe

Kabineti Politik dhe i Sigurisë në Izrael është mbledhur aktualisht në zyrën e kryeministrit në Jerusalem për të diskutuar planin e pushtimit të Gazës. Benjamin...

Zelensky mbledh liderët e ushtrisë: Goditje të thella brenda Rusisë

Volodymyr Zelensky zhvilloi një takim intensiv me udhëheqjen ushtarake dhe përfaqësuesit e forcave të sigurisë së Ukrainës, ku është diskutuar planifikimi dhe prioritizimi i...

Lajme të tjera

Web TV