Mitro Çela: Rrënjët e Kavajës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur shqiptar Mitro Çela ka sjell për lexuesit një shkrim ku shpjegon në formë dialogu detaje për plazhin e Golemit dhe veçanërisht ‘Shkëmbin e Kavajës’.

Përmes një postimi në Facebook Çela shprehet se Shkëmbi ka emrin “Kavajë”, por është në “pronësi” të Durrësit dhe se sipas tij shkëmbi ishte “karremi” për të kapur “peshkun”: vijën bregdetare.

Për Kavajën ajo fillon nga plazhi i Golemit, për të vazhduar me Malin e Robit, Qerretin, Karpenin.

Sot Kavaja ka rreth 30 kilometra bregdet. Janë ndërtuar fshatra turistikë, pallate, hotele, motele, restorante.

Postimi i plotë

Ezmerka vendosi: para se të shkojmë në Golem, pazar në Kavajë!…

“Takimin” e parë me qytetin e bëmë tek Shkëmbi i Kavajës.

Unë:- Për Shkëmbin e Kavajës është bërë një betejë në Kuvendin e Shqipërisë.

-Pranverë ‘92. Nisi punimet parlamenti. Deputetët e Kavajës bënë një kërkesë:

-Shkëmbi ka emrin “Kavajë”, por është në “pronësi” të Durrësit. Duhet të kthehet tek i zoti!

Sa herë që niste parlamenti, fillonte “melodia” e ndryshimit të kufijve.

Një ditë, në mbledhjen e grupit të deputetëve, Pjetër Arbnori tha me humor:

-Kam një ide. E vendosim Shkëmbin mbi rrota. E çojmë në qendër të qytetit!…Dhe shpëtojmë nga sherret?!

-Po bëjmë ligjin e ri për ndarjen territoriale, – tha Presidenti Berisha.-Shkëmbi do jetë në rrethin e Kavajës.

Ezmerka:-Pse gjithë kjo zhurmë për një copë Shkëmb?

Unë:-Shkëmbi ishte “karremi” për të kapur “peshkun”: vijën bregdetare. Për Kavajën ajo fillon nga plazhi i Golemit, për të vazhduar me Malin e Robit, Qerretin, Karpenin. Kemi plazhet e Carinës, Kepi i Lagjit, Gjiri i Forsilukut, plazhi i Gurit të Lëmuar, plazhi i Spillesë etj.
Sot Kavaja ka rreth 30 kilometra bregdet! Janë ndërtuar fshatra turistikë, pallate, hotele, motele, restorante.

Unë:-A shkojmë për kafe në Golem? Ka një shkollë, me histori të bukur.

-Themelet e shkollës i hapi një amerikan: Charles Telford Erikson.

-Në vitin 1908 Erikson erdhi në Tiranë. Turqit e përzunë në Elbasan. Bashkë me gruan dhe katër fëmijë. Ishte misionar i fesë protestante-evangjelist. Zuri miqësi me Lef Nosin, Aqif Pashë Elbasanin.

Në vitin 1910 e përzunë nga Elbasani. U vendos në Manastir. U kthye në Elbasan. Përsëri, person i pa dëshiruar nga ushtria sërbe.

Në vitin 1919 shkoi në Koferencën e Paqes në Paris. Avokat i Shqipërisë tek Presidenti Willson. Delegat i “Vatrës” në SHBA.

Në vitin 1920 hapi dy shkolla për vajza: Në Tiranë dhe në Kavajë.

-Në vitin 1924 më ftoi Ahmet Zogu në vilën e tij në Durrës.-Kujton amerikani.- Më tha:

-Cilën shkollë do të hapësh tani?

-Institutin shqiptaro-amerikan për agrikulturë. Në Golem.

-Në vitin 1926 u hap shkolla. Një pjesë të fondeve i dhuroi Presidenti i SHBA. Gjeti 5-6 mësues amerikanë.

Shkolla kishte një fermë me 300 ha tokë. Dy traktorë. Makina korrëse. Në atë kohë ne fushat e Shqipërisë “sundonte” parmënda!

-Në vitin 1927 Erikson mbajti një fjalim me nxënësit dhe mësuesit:

-Çdo punë e nisur, duhet të ketë një ide. Shkolla jonë e ka idenë e saj:

-Të mësoni të mbani mirë shtëpinë tuaj! Përparimi i një kombi, nis nga lulëzimi i çdo shtëpie!

Ezmerka:- Po fati i shkollës?-

Unë:-Erdhi fashizmi.
Shkolla ndryshoi tabelën: “Arnaldo Musolini”. Ruajti përmbajtjen. Erdhi komunizmi: shkolla e ruajti emrin e mirë. Erdhi demokracia: shkollës ju vu kazma!

-Vjet qeveria dha 250 milionë lekë. U bë shkolla. Tërmeti rrënoi konviktin e rrënuar. Po bëhet ndërtesë e re. Në dilemë pronësia për tokën.

Ezmerka:-Kam lexuar një guidë për Kavajën. Më dalin ca emra abstraktë. Mali i Robit. Plazhi i Gjeneralit. Kepi i Lagjit. Kalaja e Turrës…

-Ta nis me Plazhin e Gjeneralit. Dikur mendoja se kishte lidhje me gjeneral Petrit Dumen. Si puna e Kalit të Gjeneralit në filmin “Pylli i lirisë”…

-Historia nis ndryshe. Në vitin 1940, një gjeneral italian kaloi nga bregdeti i Kavajës. Pa një gji. Në formë patkoi. U mahnit! Për tre vjet rrjesht solli familjen nga Italia. Me jaht.

-Dolli fjala. Dikush tha i pari: “Plazhi i Gjeneralit.”Ka 80 vjet që emri i plazhit nuk ndryshon. Afër është ngritur një burg. Por askush nuk thotë: “Plazhi i Burgut”. Shkonte çdo vit për pushime Presidenti Alfred Mosiu. Nuk mori emrin “Plazhi i Presidentit”.

Të habit, jo rrallë, kujtesa e popullit!

Ezmerka:-Kur ke qënë për herë të parë në Kavajë?

-Pranvera ‘72 më zuri gazetar në “ZP”.
Me shërbim në Kavajë.

-I zura ndërmarrjet me radhë. Fabrika e qelqit. Teknologji kineze. 2500 punëtorë. Uzina e gozhdë -bullonave. Teknologji kineze. 1200 punëtorë. Fabrika e letrës. Teknologji kineze. 750 punëtorë.

Ezmerka:-Paske “vizituar” Kinën! Sot punojnë fabrikat?

-Në fillim të viteve ‘90-të u mbyllën me dryn. Pastaj u vodhën, u rropën. Punon vetëm një oxhak!

Lexo edhe :  Pse e ndryshoi papritur avokatin, Ilir Meta?

-Humor? Oxhaku nuk nxjerr tym pa fabrikë?!

-Ja që në Kavajë ndodhin çudira! Hoxha Haxhi Xhafë Shkodra “privatizoi” një oxhak 53 metra të lartë. Tek fabrika e qelqit. E bëri minare. Pesë herë në ditë këndon ezan.

-Por historia vazhdon. Disa vite më parë arktekti Adrion Isufi, me motivet e oxhakut-minare bëri një vepër artistike për Binalien e Venecias. U vu ne ekspozitë. U pëlqye. Ditën e hapjes së ekspozitës, u hoq nga stenda. Pse? Dikush tha se në një vend katolik si Italia, nuk mund të ketë krijim artistik me xhami?!

Shaka! Në Romë është ndërtuar një nga xhamitë më të medha në Evropë?!

-Por le të kthehemi tek shërbimi im si gazetar. Penen e “ngjeva” në ndërmarrjen e qilimave. Ndërmarrja kishte dy pamje. Në hyrje nje shesh me “llucë”. Brenda 3000 gra e vajza që thurnin sixhade e qilima me ngjyrat e ylberit.

-Bëra një vëzhgim: ”E bukura dhe e shëmtuara.” Ia dhashë shefit. Dy javë rrjesht shfletoja gazetën…Nuk e gjeja të botuar…E harrova!

-Isha me shërbim në Shkodër. Në sportelin e hotelit gjeta dy gisht letër:

-Ktheu në Tiranë! Të kërkon kryeredaktori!

-Në atë mot kryeredaktor ishte Dashnor Mamaqi. Më tha: “Gratë e Kavajës kanë bërë një letër të futur në “sixhade”, për ty! Haha…Haha…
Pas botimit të vëzhgimit tënd, sheshi është shtruar me asfalt. Urime! Merre edhe sixhaden si kujtim!

-Ne në Shkodër dhe ju në Përmet, kemi shumë familje me “Gjak Blu”. Po Kavaja?

-Në shekullin e Xlll-të shkëlqejnë dy familje. Skuraj dhe Matranga.

Skuraj kishte një emblemë: Një luan me një lule! Një lule që përdorej si pjesë simboli në shumë familje evropiane dhe në kisha katolike. Shënje kulture!

-Këtë embleme e ka sot Bashkia e Tiranës?!

-I bie që nga Kavaja “rrëmbehen”pjesë?!

-E saktë. Rreth viteve ‘60-të, Durrësi i rrëmbeu portikun e Xhamisë në qendër të qytetit. Është monument kulture. Pas 55 vjetëve portiku u kthye tek sheshi i para Xhamisë.

Famija Matranga e kishte qëndrën në Bashtovë. Kishte në pronësi një pjesë të Myzeqesë…

Unë:-Nesër do të tregoj tre monumente kulture: kalanë e Bashtovës, pyllin me dafina dhe kishën e Shëna Premtes.

-Kalanë e Bashtovës e kanë ndërtuar arkitektët e Republikës se Venetikut. E di ti Ezmerkë, që si kjo kala, e ndërtuar në mes të fushës, nuk gjen të dytë në Ballkan? Dhe unë besoj, se kalaja është ndërtuar mbi themelet e shtëpisë Matranga.

-Edhe kisha është e shekullit të XIV. Në fillim ishte kishë katolike. U kthye në kishë ortodokse. Këtu kanë punuar Kostandin Shpataraku dhe vëllezërit Zografi.

Ezmerka:-Ha debat?! Si lindën në një qytet dy familje të mëdha?!

Unë:- Ke të drejtë. Nuk ka fakte për familje të tjera të mëdha në atë epokë. Dy shekuj më vonë ka dokumente.

-Në vitin 1670 ishte në Kavajë kronisti turk: Elevia Çelebi. Ai ka shkruar:

-Kavaja ka 400 shtëpi. Dy medreste. Tre shkolla fillore. (Djemtë nuk e duan shumë shkollën.)Katër xhami. 40 dyqane. Disa familje me shtëpi të mëdha. Qyteti ka dy herë më shumë shtëpi se Durrësi.

Ezmerka:-Kjo është histori. Po në realitet?

-Shkëlqen Aleksandër Moisiu. Hebre nga Kavaja. Lindi në Trieste. Në vitin 1870. Në rini vinte në Durrës dhe Kavajë. Shkëlqeu si aktor në Vjenë, Pragë, Berlin. Shën Petërburg. U martua me Maria Moisiun. Bëri dy vajza: Beata dhe Bettina. Bëri divorc për tu martuar me aktoren Johanna Terwin.

-Betina Moisiu u bë aktore. Lindi dy djem. Nikolas Bergjurn është bisesmen dhe kolesionist arti. Në vitin 2019, kishte 1.2 miliardë dollarë.

Ezmerka:- Një nip i Aleksandrit-miliarder?

-Në vitin 1932 duke ndjerë rrezikun nazist, Zogu i dha nënshtetësi shqiptare, së bashku me 800 familje hebrej të tjerë nga Vjena, Zagrebi, Beogradi etj.

-200 nga këto familje u vendosën në rrethin e Kavajës. Pak e dinë se Mihal Lekatari, Besim Kadiu dhe Shyqyri Myrto janë përfshirë në listën e Izraelit :”Të drejtë mes kombeve”, se kanë mbajtur në familjet e tyre hebrej.

-Në vazhdim: Spiro Moisiu: Komandant i ushtrisë nacional-çlirimtare. Presidenti Alfred Moisiu.

Tenori Agim Hushi. Dirigjenti Mustafa Krantja.Këngëtarja Parashqevi Simaku.

Fitbollistët me shumë famë: Karriqi, Rraklli, Teliti, Merhori etj.

Mbritëm në qëndër të qytetit. “E vjtra” tërheq më shumë. Xhamia. Kulla e sahatit. Pazari. Por Kavja duhet eksploruar: Ndërtesa e bashkisë. Muzeu entografik. Disa shtëpi karakteristike.

Ezmerka po dëgjonte muzikë në celular.

-Dëgjo! Muzikë për zotërinë tënde.

-Si plaku, si rinia, ka riskun e vet…

-Robi plaket kur do vet…

-Dashnia na mba me gajret…

23.6.2020/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mungojnë 130 mijë fletë votimi? KQZ i kthen përgjigjen finale PD-së

Partia Demokratike i është drejtuar sërish Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për parlamentaret e 11 majit. Sipas kërkesës së siguruar nga...

“Rama fiton sepse përballë ka Berishën. Saliu nuk e merr kurrë pushtetin”

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar situatën politike në vend. I ftuar në emisionin 'Studio Live' në Report Tv, ai tha se prania e Sali...

“Do jap 99% të pasurisë për Afrikën!” Bill Gates fal 200 miliardë dollarë

Bill Gates është zotuar se pjesa më e madhe e pasurisë së tij, që tani vlen 200 miliardë dollarë, do të shpenzohet gjatë 20...

Profesori që shënjestroi vajzën e Melonit tenton të vetëvritet

Mësuesi i arsimit të mesëm italian Stefano Anteo, i cili ditët e fundit kishte postuar një mesazh ekstrem në internet duke shigjetuar vajzën e...

Rikthim pas 6-vitesh, Isco: “Fëmijët e mi janë më të emocionuar për Yamal sesa për mua”

Isco Alarcon është një nga emrat më të spikatur në skuadrën e Spanjës dhe ka zgjedhur të veshë fanellën me numër 22. Është i njëjti numër...

Lajme të tjera

Web TV