Priste vendimin, Tahiri i shpërqendruar pas seancës. Ja çfarë i ka ndodhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur paraditen e sotme te Krimet e Rënda ku pritej të njihej me vendimin, por që u shty për të premten.

Por ajo që ra në sy ishte fakti se pas daljes nga ambientet e Gjykatës, Tahiri para gazetarëve të cilët i kanë drejtuar disa pyetje teksa është përpjekur për t’u larguar këmbët i janë ngatërruar mes telave të mikrofonave dhe kamerave të pranishme.

Kjo duket se ka ardhur edhe si pasojë e shpërqendrimit që mund ta ketë shoqëruar sot gjatë seancës.

Momentet e sikletshme të Tahirit janë fiksuar në foto të cilat janë postuar në rrjetet sociale nga gazetarja e TVSH Flutura Tota.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu sërish vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të parashikuar për t’u dhënë ditën e sotme.

Mësohet se seanca e radhës për t’u dhënë vendimi është lënë të premten e 26 qershorit në orën 13:00.

Shkak për shtyrjen e dhënies së vendimit është bërë gjyqtari i ri Dhimitër Lara, i cili zëvendësoi gjyqtaren Nure Dreni të shkarkuar nga procesi i vettingut. Mësohet se ai ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me dosjen “Tahiri”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Lajme të tjera

Web TV