Priste vendimin, Tahiri i shpërqendruar pas seancës. Ja çfarë i ka ndodhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur paraditen e sotme te Krimet e Rënda ku pritej të njihej me vendimin, por që u shty për të premten.

Por ajo që ra në sy ishte fakti se pas daljes nga ambientet e Gjykatës, Tahiri para gazetarëve të cilët i kanë drejtuar disa pyetje teksa është përpjekur për t’u larguar këmbët i janë ngatërruar mes telave të mikrofonave dhe kamerave të pranishme.

Kjo duket se ka ardhur edhe si pasojë e shpërqendrimit që mund ta ketë shoqëruar sot gjatë seancës.

Momentet e sikletshme të Tahirit janë fiksuar në foto të cilat janë postuar në rrjetet sociale nga gazetarja e TVSH Flutura Tota.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu sërish vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të parashikuar për t’u dhënë ditën e sotme.

Mësohet se seanca e radhës për t’u dhënë vendimi është lënë të premten e 26 qershorit në orën 13:00.

Shkak për shtyrjen e dhënies së vendimit është bërë gjyqtari i ri Dhimitër Lara, i cili zëvendësoi gjyqtaren Nure Dreni të shkarkuar nga procesi i vettingut. Mësohet se ai ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me dosjen “Tahiri”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Një anije me qindra tonë ushqim niset drejt Gazës

Pasi u nis nga Qiproja, një anije e mbushur me 1.200 tonë furnizime ushqimore për Rripin e Gazës i...

Prindërimi pa bërtitur ose ndëshkuar, mësojini fëmijët t’ju dëgjojnë me respekt

Prindërimi modern po largohet gjithnjë e më shumë nga kontrolli i rreptë dhe po shkon drejt lidhjes, duke theksuar respektin dhe komunikimin e hapur....

Vetëm 40 vjeç, ish-sulmuesi afrikan gjendet i vdekur në banesë! Dyshimet e para

Futbolli afrikan është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të njohur, Tendai Ndoro, në moshën 40-vjeçare. Ai u gjet i vdekur në banesën...

Pjesa e makinës që po vidhet më shumë në Britaninë e Madhe

Targat e makinave janë kthyer në objektin më të dëshiruar nga bandat kriminale të organizuara në Britani, duke shënuar një rritje të raportuar të...

Kundërshtoi kolegët për testin e alkoolit, AMP arreston efektivin e ‘Shqiponja’-ve!

Eefektivi i patrullës ‘Shqiponja” të Policisë së Durrësit përfshihet në aksident duke zbardhur dita e sotme në rrugën ‘Egnatia’ teksa u përplas me disa...

Lajme të tjera

Web TV