Shënohet viktima e 39-ë e koronavirusit në Kosovë

Ditën e sotme ka humbur jetë nga Covid-19 personi i 39-ë në Kosovë. Mësohet se ka humbur jetën një punonjës i postës në këtë vend.

Lajmi u bë publik nga Sindikata e Punëtorëve të Postës së Kosovës, e cila ka shprehur ngushëllimet për këtë humbje.

Viktima jetonte në Prizren, ndërsa mësohet se inicialet e viktimës janë Xh.C.

Statusi i Sindikatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës:

Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e kolegut tone, Xh.C., punëtor i Postes se Kosovës ne regjionin e Prizrenit. Baca Xh. ishte prekur nga coronavirusi. Ne këto momente te pikëllimit, Sindikata e Punëtorëve te Postes se Kosovës i shpreh ngushëllimet me te sinqerta familjes C., miqve e kolegëve te tij, dhe te gjithë punëtorëve te Postes. Vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për Posten e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Punëtorëve të Postës.ka.ta/Fjala.al/