Skuadra kampione në fuqi e Champions League, dhe fityuesja e pritshme e titullit në Angli, do të jetë me të gjitha gjasat, dhe ajo që do marrë shërbimet e mesfushorit ofensiv Thiago Alcantara. Liverpool është tani në “Pole Position” për blerjen e Thiago Alcantara këtë verë, dhe këtë e pranojnë dhe në Bavari.
Shokët e skuadrës së Bayern Munich kanë përmendur në jo pak raste bisedat e Thiago ‘duke folur pë largimin drejt Anfield Road’ pasi futbollisti i Spanjës nuk do të rinovojë. Kontrata aktuale e spanjollit ndërkombëtar përfundon në verën e vitit 2021.
Lojtari i përfaqësueses iberike, marrëveshja e tanishme e të cilit shkon deri në verën e ardhshme kishte rënë dakord për kushte të reja me kampionët gjermanë pasi ata siguruan titullin e tetë radhazi të Bundesligës javën e kaluar. Sidoqoftë, sipas Bild, 29-vjeçari tani ka ndërprerë bisedimet me skuadrën bavareze, dhe shokët e skuadrës besojnë se ekziston një shans shumë i madh që ish-lojtari i Barcelonës mund të largohet këtë verë.
Jurgen Klopp është kuptuar se është një admirues afatgjatë i yllit me origjinë braziliane, dhe është i prirur ta sjellë atë në Premier League. Thiago do të kishte mundësinë e kthimit përsëri në Nou Camp, nëse dëshiron një rikthim në Spanjë.
Një klauzolë, e përfshirë në marrëveshjen e tij kur fillimisht u transferua në Allianz Arena në 2013, nënvizon se skuadra katalanase është në gjendje të blejë produktin e akademisë përsëri për vetëm 25 milionë Euro. Thiago ka luajtur 35 ndeshje për Bayern këtë sezon, duke shënuar tre herë në Bundesliga.