Shkatërrohet banda e trafikimit të foshnjave përmes rrjeteve sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre iranianë janë vënë në pranga nga policia e Teheranit, pasi akuzohen se tentuan që të shisnin foshnja përmes rrjetit social “Instagram”.

Mediat vendase raportojnë se tre të arrestuarit janë gjetur me dy foshnja, njëra 20-ditëshe dhe tjetra dymuajshe dhe mësohet se para grupit hetimor kanë dëshmuar se i kishin marrë nga familje të varfra “me një pagesë të vogël”.

Dy foshnjat janë dërguar nën kujdesin e një organizate shtetërore të mirëqenies dhe se prindërit e tyre janë identifikuar.

Rahimi tha se policia, ditëve të fundit, ka pranuar disa ankesa nga qytetarët, që bënin thirrje për veprime kundër atyre që janë të përfshirë në tregtinë në internet të foshnjave.

Gjithashtu policia vendase ka raportuar se kanë përfunduar pas hekurave dhe anëtarët e një bande që shisnin foshnja në provincën verilindore Gorgan, janë arrestuar. 4 gra dhe 1 burrë në këtë rast akuzohen se identifikonin nënat e varfra dhe më pas paguanin shpenzimet e tyre në spital dhe pas lindjes ua marrnin fëmijët./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Pogradec dhe Devoll, dy shkëndija elektrike brenda pesë orëve

Rrjeti i amortizuar elektrik në shtyllat e tensionit është bërë shkak për dy vatra zjarri brenda pesë orëve në...

Trump: Do mbroj ajrin e Ukrainës, Putin është lodhur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një intervistë për Fox News, deklaroi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të jetë “fleksibël” në...

Vladi kërkon shumë, tani është në dorën e Trump

Presidenti Donald Trump shpalli të hënën një sukses, duke postuar se kishte "pasur një takim shumë të mirë me të ftuar të nderuar", pastaj...

“Festa e birrës”/ Korça mirëpriti mbi 10 mijë pjesëmarrës (FOTOT)

Korça mirëpriti nga 13-17 gusht “Festën e Birrës”, një event i përvitshëm që nxit turizmin në qytetin juglindor. Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo...

Dikur e quanin “Brad Pitti francez”, transformimi i pabesueshëm i aktorit (FOTO)

Dikur ishte një prej “zemërthyesve” më të mëdhenj të Hollivudit, i cilësuar si “Brad Pitti francez”, Olivier Martinez sot është larg shkëlqimit të dikurshëm....

Lajme të tjera

Web TV