Kontrabandimi i emigrantëve drejt Britanisë, shkatërrohet banda, në pranga edhe dy shqiptarë

Një operacion ndërkombëtar në Britaninë e Madhe dhe në Belgjikë ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte emigrantë.

Mediat e huaja raportojnë se arrestime kanë ndodhur në Britaninë e Madhe dhe në Belgjikë.

Mësohet se në trafikun e emigrantëve drejt ishullit ishin të përfshirë edhe 2 shqiptarë, një 34- vjeçar në Bradford dhe një 24- vjeçar në Wakefield.

Gjithashtu, gjatë operacionit të kapjes së shqiptarëve janë sekuestruar 6 mijë paund dhe 60 rrënjë kanabisi.

Ndërkohë në Belgjikë 10 të arrestuarit ishin në rajonin e Liege dhe operacioni ishte pjesë e të njëjtit investigim.

La.mi/Fjala.al