Kroacia sërish karantinë për vizitorët /Mbyll kufijtë me katër shtete fqinje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kroacia ka vendosur të mbyll kufijtë me 4 vende fqinje pas shpërthimit të një vale të dytë të pandemisë në rajon.

Për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Bosnja, Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë karantinim të detyrueshëm për 14 ditë pas mbërritjes në Kroaci.

Ministri i brendshëm i Kroacisë u bëri me dije gazetarëve se do të përjashtohen vetëm udhëtarët e tranzitit.

Në fund të majit, Kroacia hapi kufijtë e saj me dhjetë vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Estoninë.

Vendi kishte regjistruar pak ose aspak infeksione që nga mesi i majit, por situata u përkeqësua javën e kaluar, kur Kroacia filloi të raportojë deri në 30 raste të reja COVID-19 në ditë.

Përhapja përkoi me një pjesë të turneut ndërkombëtar të bamirësisë së tenisit, nga Adria Tour, organizuar në qytetin bregdetar të Zadarit në 20 qershor.

Pas aktivitetit, Novak Gjokoviç, organizatori, gruaja e tij dhe tre tenistë të tjerë rezultuan pozitivë për koronavirus.

Turneu kishte filluar në Beograd, në atë që agjensia e lajmeve AFP raportoi se ishte një stadium i mbushur me njerëz.

Pasi Gjokoviç u testua pozitivisht, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç u vu në presion se pse nuk u izolua pasi ai rrahu supin e Gjokoviç në turne. Kryeministri Plenkoviç më vonë rezultoi i painfektuar me koronavirus.

/Ra.My./Fjala.al 

Të fundit

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington,...

Asist pas 4 minutash lojë! Armando Broja e nis mbarë aventurën e re

Armando Broja e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij të Burnley, klubi me të cilin do të vazhdojë karrierën. Sulmuesi i Kombëtares...

Fushë Kuqe, shpërthen tritoli në banesë

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ku një lëndë plasëse shpërtheu në murin...

SHBA, 35 tonë kokainë e sekuestruar gjatë dy muajve

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara ka realizuar një nga goditjet më të mëdha kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar një sasi rekord...

Donatella Versace zhbën ndërhyrjet plastike në fytyrë

Donatella Versace i surprizoi të gjithë me postimin e saj më të fundit në Instagram me pamjen e saj të re. Stilistja prej vitesh është...

Lajme të tjera

Web TV