Një 40-vjeçar, është arrestuar nga policia e Tiranës, i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Në pranga është vënë shtetasi me iniciale M. D., banues në Tiranë.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur, me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, duke i marrë shumën 57.500 lekë, shtetasit G. B., për mospublikimin e disa fotove e videove në rrjetet sociale.” thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, blutë e Tiranës kanë arrestuar dhe një 33-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar.
Pas hekurave ka përfunduar shtetasi A. B., 33 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/En.Br./Fjala.al