“Shpëto njerëzimin, vrit një çifut”/ Antiterrori arreston 39-vjeçarin (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 39-vjeçar është arrestuar nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit pasi bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë çifutët.

Pas hekurave ka përfunduar shtetasi Eduard Guza, 39 vjeç, banues ne fshatin Koxhaj, Shijak.

“Ndalimi i tij u bë pas një hetimi disamujor të nisur në muajin janar 2020, nga Drejtoria e Antiterrorit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Antiterrorit, në janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”” thuhet në njoftimin e policisë.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan “Të shpëtojmë njerëzimin, vritni një çifut”.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar për 39-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në burg”./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV