Arrestohet në flagrancë 35-vjeçari/Transportonte ilegalisht emigrantë jashtë vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një 35-vjeçari I cili transportonte ilegalisht emigrantë të paligjshëm jashtë vendit.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Pogradec, specialistët për hetimin e krimit në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe atë Kufitare kanë bërë të mundur zbardhjen e këtij aktiviteti të paligjshëm dukë vënë ne pranga shtetasin  I. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.

35-Vjeçari kalonte jashtë kufirit emigrantë të ardhur nga vendet e treta, të ardhur po ilegalisht edhe në vendin tonë kundrejt një pagese.Kalimi i emigrantëve bëhej nëpërmjet një furgoni në pronësi të këtij shtetasi.

“Kapja e tij u bë pranë vendit të quajtur “Enkelana” dhe në momentin që ka ndërhyrë Policia ai ka tentuar të largohet, mos iu bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar, por pas ndjekjes së Policisë është kapur në vendin e quajtur “Gur i Kuq”.

Në mjetin furgon që po drejtonte ky shtetas u konstatuan 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi I. B. iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt përfitimit.”-thuhet në njoftimin e policisë

Po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. /Ra.My.fjala.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

Lajme të tjera

Web TV